Këshilla/Blog

05.07.2018

Pershendetje!Kam nevoje per ndihmen e nje psikilogu te me thoje nese eshte normale kjo gjendje qe po kaloj apo jo?Perpara disa vitesh, pata nje konflikt shume te forte me nje kolegen e punes dhe e perjetova shume keq..i mesova cdo gje rreth punes, pa hile me shume qetesi, duke llogaritur qe ishte nje pune me shume detaje dhe stresuese…fale meje ajo nuk perjetoi fare stres … e trajtova si shoqe …kurse ajo cfare beri??Sa po u ndihe e sigurt ne pune nuk hezitoi te me shkaktonte probleme dhe nuk la njeri pa kapur qe te me zinte vendin..madje shpifi dhe me shau pa fund..e perjetova shhume keq..fillova ta urrej..nje dite solli ne zyre djalin e saj dhe ndihesh shume e lumtur ..kurse une isha nje hap larg shkarkimit..kur me ato leke ushqeja familjen me njerin prind shume te semure , i cili merrte cdo muaj ilace shume te shtrenjta per xhepin tone..ate dite teksa djali i saj mu afrua dhe e mora ne krah me shume perzemersi mu erren syte per nje moment..doja ta lendoja kolegen time..perpara kisha dritaren e zyres dhe mendova sa e dhimbshme do te ishte per ate ta humbte..ndoshta sa mua po te humbisja ilacet dhe per pasoj prindin tim…e ula ne dysheme e traumatizuar..dhe qe atehere ky mendim me fut tmerrin..cfare ndjeva..cfare kafshe u shendrova?? Kane kaluar shhhume vite dhe ate qe ndjeva nuk ia fal dot vetes…tani jam nje nene dhe kjo gje me perndjek…po sikur te jem nje psikopate??Problemi eshte qe po perjetoj nje periudhe shume stresuese..me burrin nuk shkoi fare..me injoron totalisht, thua u martuam me zor..prindin e humba fatkeqsisht pas shume vuajtjesh dhe ndihem e mbushur plot urrejtje dhe inat…ndonjehere me duket sikur nuk kujdesem dot per femijen tim..mgjs e dua pafundesishtt shhume…me duket ndonjehere sikur situata me rreshket nga duart.Mos jam nje rrezik per femijen tim? Ju lutem te me ktheni pergjigje..kam.nevoje per ndihmen tuaj te di ku jam.Faleminderit per durimin!

  1. Andi says:

    Pershendetje,
    Me duket sikur ti je shnderruar keshtu sepse ke pesuar nje shok dhe tronditje nga zhgenjimi qe more nga shoqja jote mosmirenjohese dhe e pafytyre.Prej kesaj ti humbe vendin e punes dhe kjo solli c’ekuilibrimin tend psikik dhe kete e kuptoj shume mire sepse puna eshte ajo qe te mban frymen gjalle dhe te jep kenaqesi.

    Rradha e pare,ke bere gabim qe ti i ke ofruar ndihme shoqes qe jo vetem nuk te vleresoi por dhe te zuri vendin.Inati normalisht mbetet sepse ti ishe shume e sinqerte me te dhe ajo doli nje njeri tjeter me pjesen negative qe tregoi.Nuk i behet kjo nje shoqeje qe te ofroi ndihme dhe tregoi sinqeritet,por gjithsesi ajo tregoi fytyren e saj te vertete.

    Kete gje une e kam perjetuar para 1 viti kur mu dha mundesia e nje pune shume te mire dhe dikush trilloi dhe me hoqen nga puna.Une ate person e urreva shume,e shava shume here dhe kisha nje inat te papare.Me pas kuptova se ishte kohe e humbur,sepse njerezit jane pa ndergjegje dhe nuk i dhemb kur shkaktojne dhimbje tek te tjeret dhe se kuptojne cdo te thote te humbesh punen prej tyre.

    Dhe e di cfare bera??? E harrova totalisht!!!!!! Tanime as me bie ndermend dhe gjithe ate inat e menjanova dhe tani ndihem i kenaqur qe po jetoj jeten time dhe qe nuk merem me njerez te tille.

    Gjithsesi une uroj qe keta njerez qe si mua si ty na kane shkaktuar dhimbje te gjejne nga zoti ate qe meritojne,sa per pjesen tjeter mos u mundo fare sepse njerezit te tille jane.
    Me mire kerko nje pune tjeter,gezoje veten dhe thjesht mos u beso me njerezve te gabuar.

    Nese ti deshiron mund te takohemi qe te shkembejme mendime dhe te ta heq sadopak keto mendime te keqija dhe negative duke te shpjeguar qe jeta jetohet per vete dhe ti duhet te vazhdosh ta jetosh e gezuar dhe pa inate me te kaluaren.

    Gjerat mendoji me lumturi!!! Dhe jeto e lumtur me familjen tende .

    1. Anonymous says:

      Te falenderoj shume per fjalet ngushelluese!

    2. mirela says:

      Te falenderoj shume per fjalet ngushelluese!

    3. mirela says:

      Ne fakt nuk di cte them..e lexoj dhe rilexoj shkrimin tend dhe habitem si dikush qe nuk te njeh te mbeshtet kaq shhume..te hap zemren sikur ka vite qe te njeh.Kete mbeshtetje e kam kerkuar me ngulm diku tjeter por nuk e gjeta kurre.Sdi cte them tjeter vecse shume faleminderit..

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,

    Me vjen keq qe ndihesh keshtu sic shprehesh dhe qe jeta jote familjare ne keto momente nuk te jep qetesi dhe kenaqesi. Me vjen keq gjithashtu qe ke humbur babain. Ndjenjat qe ti pershkruan ne lidhje me kolegen: urrejtja dhe inati ndaj saj, mendimi qe mund t’i benit keq djalit te saj, edhe pse ne pamje te pare mund te duken jo normale jane ndjenja mese njerezore. Çdo njeri mban brenda vetes forcen e te keqes ashtu si dhe te se mires. Çdo njeri eshte i afte te doje dhe te beje mire ashtu si dhe te urreje e te beje keq. Problemi qendron kur njeriu nuk arrin tí kontrolloje impulset per veprime te rrezikshme dhe te demshme. Nderkohe mendime te keqia mund te kete pafund, mendja njerezore eshte e afte te prodhoje gjithefare lloj mendimesh dhe imagjinatash. Une mendoj qe sjellja e koleges tende te ka zhgenjyer dhe zemeruar aq shume dhe ti nuk ke patur patur mundesi ta shprehesh sa duhet. Ti thua qe ke patur nje konflikt te forte me te, por me aq sa shkruan duket sikur me teper je ndier keq nga cfare ajo te ka bere prapa kraheve dhe padrejtesisht sesa te jesh konfliktuar. Une shpresoj qe ti te kesh patur mundesi tía thuash mendimin tend per sjelljen e saj, per shqetesimet qe te ka shkaktuar, por kam pershtypjen qe nuk e ke bere mjaftueshem. Dhe, zakonisht ne te tilla raste, kur nuk arrijme ti shprehim mendimet dhe ndjenjat tona te forta, nuk arrijme tí nxjerrim jashte, kemi mendime disi me ektreme, te çuditshme apo te frikshme.
    Persa i perket pyetjeve qe ti ke per te tashmen: a mund te jesh rrezik per femijen tend, po e perseris edhe njehere qe nuk jane mendimet ato qe vrasin e bejne keq, por veprimet. Gjithsesi, une nuk arrij ta vleresoj gjendjen tende e te jap nje pergjigje te sakte me kaq informacion sa ti jep ketu. Do duhej te dija nese ti ke mendime te tilla aktualisht ndaj femijes tend, apo ndonje njeriu tjeter te afert ose te larget. A ka ndonje gje tjeter qe te duket anormale ne sjelljen ose mendimet e tua? A mendojne te tjeret se ti nuk je ne rregull me gjerat qe ben dhe thua? A te shkakton zemerim burri me menyren si sillet me ty dhe sa arrin ta shprehesh kete zemerim ndaj tij?
    Pra, si perfundim, te kesh mendime te keqia si ato qe ti ke patur per djalin e koleges, nuk do te thote qe je psikopate ose jo normale. Por, nese ky mendim qendron akoma ne mendjen tende edhe pas kaq vitesh, apo frika se mos ben dicka te tille te keqe eshte e pranishme shumicen e kohes, do te thote qe ndoshta duhet te konsultohesh me nje psikolog ose psikiater, pasi ndonjehere mendime te caktuara fiksohen ne mendjen tone dhe nuk largohen sado qe nenuk duam tí kemi dhe kjo gje ne vetvete behet shqetesuese.
    Shpresoj te kem ndihmuar te jesh pak me e qarte ose e qete.

  3. mirela says:

    Shume faleminderit qe e lexove letren time..kisha shume nevoje per mendimin e nje eksperti.Atehere problemi im nuk eshte shoqa por burri ..me shkaterroi per se gjalli..ndoshta duket ekzagjeruar, por une per te lash gjithe jeten time dhe shkova te jetoja diku larg me te atje ku ai ishte sistemuar me pare…kur u njohem ishte krejt ndryshe..me donte, me vleresonte, kur kisha probleme te puna me thoshte – qetesohu , askush nuk eshte e mire se ty..e me e zonja…ishte mbeshtetja ime me e madhe…por kur filluam te jetonim bashke gjithshka ndryshoi..ikte ne tete te mengjesit dhe vinte ne 12 te nates..as miremengjes e as mirembrema nuk thoshte jo me teper..me zhvleresoi ne te gjitha kuptimet si femer..kur une ia shprehja kete ai behej agresiv..me shtynte ,me shante..ishte nje tmerr i vertet..u mbusha me urrejtje dhe negativitet..pastaj degjova per ate nenen ne itali qe si pasoje e depresionit lendoi femijet e saj..aty u kujtova per cfare ndjeva per djalin e shoqes dhe me kapi tmerri..kisha me shume se nje vite e gjysem pa e kujtuar..me teper me vine ne mendje ne formen e frikes keto mendime ..une femijen e dua me shumee se cdo gje ne jete..Dhe per te vendosa te luftoj me gjithshka te keqe..ndoshta dhe me veten, bera nje kure per ushqim nervash me vitamina b12 gjilpere , fillova ta pranoj burrin si eshte, ok sme do sme do, sjellja e tij nuk me shkakton me negativitet, fillova te lexoj me shpresen se do filloj pune dhe cdo mbasdite dal me cunin tim dhe luajme ne natyre deri vone..pasi kisha gati tre vjet qe nuk dilja pothuajse fare .Ndihem goxha me mire..mbaj edhe ditar, kujtoj cfare thesari kam ne krah, pse ia vlen te jetoj per te dhe mbi te gjitha pse duhet ti largoj ato frika idjote.Gjithsesi do kisha shume nevoje per ndihmen e nje psikologu, nuk mund te luaj bingo me jeten e femijes tim..te lutem mund te kontaktosh privatisht me mua..ti ose ndonje kolegja jote nese nuk ke mundesi..te lutem pasi nuk di ku te gjej tjeter..te lutem mos me ler vetem…edhe dicka tjeter mami apo motra me pane te stresuar ..sepse qaja gjithe kohes por asnjehere nuk vune re ndonje sjellje te gabuar ndaj femijes tim apo dikujt tjeter….thjesht me thoshin mos e streso veten me gjera idjote..perqendrohu te femija dhe aq.

    1. MSc. Sonila Mecaj says:

      Pershendetje dhe ndjese per vonesen ne pergjigje te letres tende te dyte. Nese do doje te linim nje takim me nje psikolog, kjo mund te ndodhe ne Shtator e ne vazhdim, pasi tani si une dhe koleget e mi jane ne periudhe pushimesh. Gjithsesi, ajo qe mund te them eshte qe gjithmone ne jete mund te ndodhin situata te veshtira dhe shume stresuese, ashtu si marredheniet me burrin ose jeta familjare mund te behet e veshtire. Por eshte gjithmone e rendesishme te jemi te vetdijshem cili eshte problemi i vertete dhe te perpiqemi te zgjidhim ate ne vend qe te krijojme probleme te tjera sic jane mendimet qe ti ke ne koke sikur mund ti besh keq femijes tend. Po keshtu, mendoj qe me pak perpjekje mund te kerkosh me shume te respektohesh nga bashkeshorti yt, edhe pse e marr me mend qe nuk duhet te jete e lehte.
      Per cdo rast, mund te vazhdojme komunikimin ketu ne webfaqe.
      Gjithe te mirat dhe kujdesu per veten!

  4. mirela says:

    Kur i lexova pyetjet qe me bere direkt e identifikov veten ..me kapi ankthi..mu duk sikur isha shkare..por do te numeroj disa arsye pse nuk jam: Se pari une e dua me shpirt femijen tim, cdo mengjes kur zgjohet ne krahet e mi falenderoj zotin qe e kam, kam mbajtur shenim cdo fjale te tij per te ruajtur nje mozaik te fjaleve te tij te para, kujdesem me shume fanatizem qe ta ushqej si duhet, i shtrydh lengje frutash dhe i gatuaj gjera te shendetshme, luaj cdo dite me te, di gati dyfishin e gjerave qe duhet te di nje femije i moshes se tij pasi i mesoj cdo dite gjera te reja..kemi nje sirtar plot me libra qe i shfletojme here pas here, kur shikon video per femije nuk e le kurr vetem e te merem me ndonje gje tjeter por rri me te dhe ia shpjegoj cdo detaj te videos duke ia bere lidhjen me librat qe kemi pare…nuk mund te fle nese djali nuk eshte rehat ose i djersitur deri sa ai te qetesohet, nese me duket pak fare me i nxehte se zakonisht do rri sa me shume te jete e mundur zgjuar..deri sa te bindem qe ska, me familjen flas cdo dite ne tel, gjendem prane cdo nevoje te tyre qofte ekonomike ashtu dhe shpirterore..me thone je ekuilibri jone..nese mbesa ka provime do ti shkruaj cdo mengjes per ta uruar dhe do pres qe te mbaroje e te me thoje si doli..jam mbeshtetja e saj me e madhe per cdo gje..nese shoh tim vella te merzitur nuk ze rehat deri sa ta shoh te buzeqeshur..per te une fal cdo gje ..nje sy ..nje veshke..shpirtin..jam gjithmone per te, edhe edhe kur isha keq..po perpiqemm maksimalisht te dal nga ajo gjendje..mendoj se gjithe ato gjera negative i justifikonte gjendja …por ato mendime mu nguliten ne formen e nje fobie dhe gjithashtu u pershtata ne rolin e psikopates nga frika mos isha vertet..une e dua jeten..dua femijen tim, familjen time , madje edhe burrin tim e dua shume..mjaftojne si arsye?

  5. Andi says:

    Atehere, ti duhet ta heqesh mendjen nga gjerat e keqija. Une jam njeriu qe ka pesuar 1001 zhgenjime dhe jam lenduar emocionalisht dhe kam pasur mungese shoqerie. Jam ndier keq por asnjehere sjam dorezuar dhe mendimet e keqija i kam shmangur gjithmone. Kam dalur per vrap, kam mbajtur diete, kam lexuar libra dhe mungesen e shoqerise se ndjeja fare.Dhe sot qe po flasim une jam i lumtur sepse e jetoj jeten pozitivisht edhe pse jam perballur me genjeshtra dhe intrige kur me hoqen nga puna.
    Ti dukesh qe je femer e cilter dhe besoj qe e ke thjesht psikologjike. Per mendimin tim dil, argetohu dhe harroji te gjitha. Lerja harreses cdo gje dhe do rikuperohesh.
    Une nese do kisha mundesi te te ofroja shoqerine time qe ti kaloje keto mendime negative deri sa te mendoje : “Vertet une isha qe i kam menduar? “.E dashur, une njoh natyren njerezore dhe perjetimet e mia dhe keto mjaftojne qe te jap qofte 1 keshille te dobishme, vecanerisht kur ti je kaq e sinqerte. Mjafton qe ta kalosh kete gjendje dhe te jesh e lumtur. Te pershendes Mirela!

    1. mirela says:

      Andi te falenderoj perseri shume qe me dhe kohe nga koha jote per te me ndihmuar.Po perpiqem edhe une vertet shume, po lexoj, po dal , po mundohem te vleresoj vetem gjerat e bukura ne jete..por e kam pak te veshtire te besoj qe njerez si ti ekzistojne vertet..ti nuk me njeh mua, nuk e di kush jam dhe as cfare kam perjetuar qe jam ne kete gjendje..mgjt ekuilibrin qe kerkoj duhet ta gjej te familja ime pasi ata jane gjithshka qe me japin force per tu zgjuar cdo mengjes.

  6. Andi says:

    E kam dhe une te veshtire te besoj qe njerez si ti te ndihmojne shoqe te ngushta pa interes.
    Sa do doja qe une te isha ne vend te asaj shoqes tende,do te te isha shume mirenjohes nese ti do me mesoje punen e do me nxirrje nga balta e do te te kisha shoqe te mire.
    Une perderisa tu pergjigja dhe te dedikova kohe,do te thote qe te vleresova si njeri.Une ste njoh por thjesht me keto qe rrefyet,besoj se ke perjetuar shume gjera padrejtesisht dhe e kuptova gjendjen ne te cilen ishe.
    Nese e keni bezdi,atehere dhe une spo ju bezdis me me keshillat e mia prej te panjohuri.
    Ju uroj Fat!

    1. Anonymous says:

      Andi ke te drejte…ne fakt eshte pak paradoksale qe dikush qe pergjerohet per ndihme thote jo faleminderit kur dikush ia ofron..Por nuk mund te me vesh faj pasi kete mbeshtetje ashtu si te shpjegova me lart e kerkova te njeriu i jetes dhe reagimin ta thashe.Te falenderoj perseri qe gjen kohe te me shkruash dhe ndjese per te tjerat.

  7. mirela says:

    Andi ke te drejte…ne fakt eshte pak paradoksale qe dikush qe pergjerohet per ndihme thote jo faleminderit ne momentin qe e merr.Por nuk mund te me vesh faj, si shkruajta dhe me lart kete mbeshtetje e kerkova te njeriu i jetes dhe reagimin ta thashe..Te falenderoj perseri qe gjen kohe per mua dhe ndjese per te tjerat!

  8. mirela says:

    Po do te mesoja me kenaqsi, pse jo?Gocen ne fjale nuk e kisha shoqe te ngushte thjesht e njihja si fytyre pasi kishim studjuar ne te njejtin qytet..Une eci me parimin qe :- mos i bej tjetrit ate qe nuk do te doje te benin ty..jo per te bere si njeri por keshtu jam mesuar..ndonse ndonjehere mendoj se ky eshte shkaku i gjithe problemeve te mia.

  9. Andi says:

    Mirela,ndoshta ti kerkon te besh lojra sepse nje njeri qe ka problem dhe kerkon ndihme si ben keto lojra.Une po te kthej pergjigje per here te fundit vetem per miresjellje
    Une nuk interesohem nese e ke fajin ti apo jo,thjesht njeriu i jetes te kishte injoruar dhe prandaj ti erdhe kerkove ndihme ketu dhe une te keshillova ndersa ti kerkon te terheqesh vemendje,gje te cilen nuk e simpatizoj aspak
    Une nuk gjej kohe vetem per ty,thjesht jap mendimin tim ne kete forum pa ju dedikuar plotesisht vetem 1 problemi.
    Ne kete rast kur une te keshilloj dhe ti nuk e vlereson,atehere them se kam bere mjaftueshem per nje te panjohur.
    KLM

  10. Anonymous says:

    Mirela pershendetje . Tek mesazhi yt gjeta veten ☹ a e ke kaluar kte periudhe te veshtire .

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV