Këshilla/Blog

Iggy 10.10.2019

Jam vajza e madhe e familjes, kam nje moter, 15 vjec, dhe nje vella, 5 vjec. Per shkak se prinderit jane ne pune, ne pjesen me te madhe te kohes kujdesem une per vellain kur kthehet nga kopeshti. Motra nuk merret shume me te , sepse jam une. Ajo nuk ndjen pergjegjesi jo vetem ne lidhje me vellain , por edhe per situata te tjera ne familje dhe gjithe barra bie mbi mua. Si mund te sillem me motren dhe si mund t’u flas prinderve ne nje menyre qe ata ta kuptojne situaten sic eshte dhe jo si nje teke timen qe u lodha dhe kam nevoje per ndihmen e secilit prej tyre?
Faleminderit!

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje.
    E lexova me shume vemendje pershkrimin tuaj. Mund te flasim shume bashke lidhur me shqetesimin tend dhe per kete mendoj se eshte me I pershtatshem chat online nukjevetem.al , por paraprakisht mund te them se ti ndjen se je duke prinderuar dhe kjo te duket e tepert, e padrejte, gjithashtu sepse motra nderkohe po shijon gjerat e veta, dhe ne fund si per cudi se nese do kerkoje te drejten tende kjo te merrej si ‘teke’ pra ose si trill I joti. Duket sikur druhesh se do te ishe ti qe do dilje keq ne fund.
    Ketu mund te ngrihen disa pyetje. Pse mendon psh, se po te flisje me prinderit per kete gje kjo do te merrej si llastim? Ndihesh e zemeruar me ta vetem per kete gje apo edhe per ‘situata te tjera” te cilat I di dhe I kupton vetem ti dhe jo motra jote? Me shume kerkon te kesh kohen tende, vemendjen e prinderit, apo thjesht te ndash kete pergjegjesi me motren? Duket sikur gjithe theksi bie te kjo e fundit.
    Mirepres vazhdimin e komunikimit.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.