?anonim 26.07.2023
Pershendetje…desha të mar mendimin tuaj për disa mendime e situata që duhet të zgjedh. Është vendim shumë delicat jetën
time. Unë jam 24 vjeç edhe siç e dini në ktë moshë madje e mē e re ne Shqiperi has shumë presion nga familjarët,e shoqëria
për tu fejuar,martuar e bëre fëmijë.
Sigurisht kam pasur raste të lidhem, se kam takuar çuna, disa kanē shprehur pëlqim ndaj meje,por mua smë kanë pēlqyer ne ide,tip edhe në pamje, njëjt e me mua ka e cuna që mua nuk me pelqenin po nuk e vras mendjen për këte sepse nuk jetoj për tu pëlqyer meshkujve . . . Nuk mund ti besoj askujt,anët e mia më te thella se do sdo duhet ti tregosh tjetrit,te shkuaren planet,
dobesite dhimbjet, ja e frenove veten njēher po Jo përher sidomos kur do jetosh me atë, dhe kesh fëmijë,dhe kam qëne shumë
oversharing me persona që jam penduar qē u kam besuar e sdua të ekspozoj veten emocionalisht e psikologjikisht ndaj një personi që do jetoj me atë per gjerat e mia. Sepse nuk dua të me shohi si te humbur ose ne nervozizem e siper ti përdori ato gjëra për të me goditur, kush gënjen që martesa është qetësi, gjen dikë qe to do e komunikon nuk ta do te miren,dhe genjen,martesa kushton financiarisht e psikologjikisht per mua, duhet kujdesesh për shtepin, për punet e shtëpise, që ktu shqiperi vec privet që femra të lodhet e burri të rri mos të levizi gishtin se ësht burre,se i bie burreria të laj njē pjatë,lëre pastaj që për cdo gjë do pyesēsh burrin,duhet ti maresh leje ku do shkosh per ca i shpenzove leket, ska më liri e udhetime sipas qefit se do mendosh për femijet e te maresh mendimin e tjetrit.
Për mua kto janë angazhime qē me stresojnë shumë sepse mē pelqen liria e qetësia,lëre pastaj detyra prindērore,për mua ështê egoiste të bëhem prind vec se kshu duhet e kam unë kenaqēsi ,ti do i rrisesh,edukosh arsimosh,dhe të jesh pran atyre jo vec si emêr e fizikisht por e te diskutosh ,te kalosh kohë me ata,ti duash keshillosh ,ti kuptosh,tu mësosh të mos ndikohen nga sjelljet e shoqërisë se keqe,tē respektojnë njerezit,të kenë vetebesim te lartë të punojnē per veten,tani mohojeni sa te doni e verteta eshtê që shumë prindër në Shqipëri përfshi e tē prindērit e mi,nuk e bën ktë detyrë me mua,dhe I kuptoj,ata vinin nga një sistem shume komunist ku ndodhnin martesat pa deshir,e vjehrria e fis* burrit ndërhynte jetën e ciftit,ishin shume presente sherret familje,shume gra e vajza,lan shkollen,u vdiqen prinderit të rinj, u martuan pa deshirë,dhe sherbyen te burri,tamam si sherbetore ,ai si jepte vendin qe takonte,shaheshe,poshteroheshe nga familjaret ose i shoqi,si pasojë kta njerëz krijuan femij shumë problematik,ose me sjellje bullizuese ,te paqyetetëruar,te egër,me si shumë njèrëz që ma nxinë jetën e shkollës ,duke I shikuar tjeret me posht vetes duke I ofenduar inteligjencen,pamjen vleren njerezore ose I krijuan ndryshe,me veshtirësi që ne lindje,me probleme psikosociale,pa I mësuar si tê vetmbrohen në ktë botë egoiste e tê egër,sic me ndodhi mua,nëna ime pësoi nje abort në muajin e 8 me një femij tjetër para meje pikerisht se e beri te vuaj duke punuar babi im, prinderit e babit tim e motra e tij..pastaj ajo ngeli shtatzën me mua ,ku muajn e 8 pati dhimbje e u shtrua 1 muaj Spital ,por une linda nja shumë ditë para kohe,kur isha e vogel der 5 vjec kam vuajtur e u kurova nga epilepsia,kjo gjë beri që unë të kisha shumë diferenca ne te kuptuar ,ne sjellje e në rezultate akademike ne shkollë, sepse me la pasoja.Njëkohësisht nja 2 vite mbas meje lindi vëllai im me i vogel,prindërit e gjysherit ben diferenca me mua ,se ai ishte cun dhe nuk ishte delikat si une,ishte I shkathet e sipas tyre me i zgjuar,mu perkushtuan mua vetem nga ana shendetsore,vellai me ka then mua që eshte ndjer i vetmuar nga kujdesi i tyre,sikur e kane len aty,e babi me tha “Po qe per at pune me shume te jemi Perkushtuar ty” po përkushtim vetem kur isha e sëmur,unē kisha nevojë te me thonin se vleja,të me inkurajonin ne shkolle kur merja nota te keqija,jo te me trajtonin si budallaqe qe u be barr si femija e tyre ,vetem me kritikonin per cdo gje,e sic e kane zakon ziheshin per punet e shtepis,pamjen ,lirin,gjerat qe beja,notat që merja,pa pyet njeher po si je ,cfare do nga jeta,pa u interesuar per mua si ja kaloja ne shkolle,sidomos sheret e familjes nuk mungonin,me gjysherit ,xhaxhan,motren e babit qe ishte e divorcuar jetonte me ne,skandal,jete e tëmerrshme familjare e shkollore ,sepse ne shkolle me fyenin,me perjashtonin e prap njëlloj neglizhohesha e kritikohesha,trajtohesha me keq se ne shtepi,ndërkoh vellai Im ishte shume i qete,merte nota me te mira nga une.Te afermit e familjaret nuk ishin shume gjykues me veprat e tij…nderkoh mami I’m mendon qe une e kam pasur jeten me te mire se ajo prandaj skam drejte te kerkoj me shume prej tyre se askush spo me marton me detyrim,kam jeten para tani qe mbaroj shkolla,kam liri te bej cte dua,dhe une nuk jam rritur jetime dhe e paarsimuar si ajo qe ju nderpren endrrat per shkolle kur e martuan me babin tim si i vdiq i ati I mamit ..dhe si babi im qe u rrit I pashkolluar se skishte aftesi te mbaronte shkollen e hoqen nga shkolla dhe I rrinte te atit pas qefit se sdinte te mbronte gruan e te kishte
lek,ai nga motrat e vellezrit e prinderit trajtoheshe si me pak i rendesishem se te tjert ngaqe shkonte pas fijes dhe e la shkollen shume i vogel me 4,5 klas shkolle sido që te ishte gjyshi sduhet ta kishte heq nga shkolla e pse smesonte se e la pa aftesi elementare,sdi te lexoj ,shkruaj,ska besim ne vete,punon pun krahu se sdi pune tjeter ,ndoshta paaftesit e tij menyra si shiheshw nga tjeret mu kalua e transmetua mua .Prinderit e mi,dy persona komplet te kundert nga njeri tjetri,qe nga fati,qe nuk e donin njeri tjetrin nga mosdeshira sollen ne jete femij se kshu duheshe e funksiononte ne ate kohe,si tja shpjegoj une prinderve te mi se pikerisht,gabimet e jeta e tyre ndikoj te isha kjo vajze qe nuk e donin,ku e kuptojnë ata ,Se kisha nevoje te me degjonte e inkurajonte dikush kur merja nota te keqija,te me pyesin ca doja ,vuaja mendoja,po ku e dine ata sa shume kam hequr nga bashkemoshatare,mesues e pedagoge qe tu provoja se vleja,sa shume me denonin njerezit jashte ,po une ja dola te shkollohesha me shume se ata,kam lexuar,mbarova universities bachelor e master ne nje dege shume humane si logopedia,edhe pse ishte sfide e madhe e kohe e veshtire,po prap te pakten mora nje profesion qe te ndihmoj njerëzit me aftësi ndryshe si unë dikur,qe kanë nevoje pēr ty ndihmuar ne aftesi verbale e sociale,dhe akademike jo se nuk munden te arrijn gjera ne jetë por se kane nevoje për ndihmë profesionale.Une e pa ndihme arrita gjera qe doja ,bera nje shkolle,sa te mbledh lek do iki jashte,do bej shume para sepse di shume menyra si fitohet leku..Puna është qē prinderit mē shohin si telash,gabim,njeri qe hap fjal familje kurse une jam e revoltuar nga mosprinderimi I tyre I sakt dhe menyra si me shohin kur vete sjanë gje pêr vete.Pra e shojegova gjithë kēte që tē kuptoni pse une nuk besoj tek martesa edhe më terroizon.Nga ambient negativ dhe abuzues,edhe neglizhent qe jam rritur,pasigurit e vetes,traumat e mia,menyra si bota me ka trajtuar nuk dua ti nxis më shume kto plagë te vjetra nga martesa,ne debate e siper,nuk e perballoj dot faktin qe do martohem per te sherbyer tjetrit shpis tij,do mar leje per gjerat e mia,dhe ndoshta perfundoj me te aferm qē me shajne si nena ime,kam hequr shume dhimbje ne shkoll ne familje,ne familje nga prinderit e tjer ne shkolle nga te klases,kerkoja vlefshmerin e pranimin qe nuk e gjeta ne familje te njerez te gabuar pa kulture,etike e sjellje,dhe me solli shume probleme sepse jo sme respektuan por ca sme bënë,lloj lloj sjelljesh te shpifura e te denshme,sdua e qe martesa ime te me japi vuajtje,plus nuk duroj fare debate,kritika,aq me pak fyerje ,se me japin shume lodhje mendore,me kthejn pas kujtime terrorizuese,lere pastaj qe do jem nëne vete po Linda femij e do kem me shum stress pergjegjesi ti rris e edukoj mire ..Po jam e pasigurt nga jeta qe kam pasur nga kjo qe jam..si ta bej une detyren time.
Pervec kësaj ju thash qe me pelqen liria ekstreme pa pergjegjesi e angazhime,dua te bej shume udhetime te shijoj jeten,te shkoj takoj njerez te ndryshem..te vizitoj vende te ndryshme..Nuk dua te perjetoj e nje burg tjeter qe nuk mund te shpetoj ose do me le shenj,ti shtoj jetes me shume dhimbje e trauma qe kam. Kam takuar nje djal te mir e te shkolluar si une,moshatar,ai me pelqen,jeton jashte e pa prinderit.Po se di a ti jap shanc te besoj.