Etleva 11.01.2021
Pershendetje:) ju pergezoj per kete nisme pasi na vini ne ndihme me punen tuaj. Kam vajzen 5 vjece me shqetso pak pasi per shumicen e gjerave qan dhe i kthen ne problem edhe kur nuk Jane. Nuk di cola cola mund te jete metoda e duhur
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Po si prind ju rekomandoj të merreni më shumë me të flitni ,të komunikoni jo Coca Cola nuk të kisha thën ma shumë lëngje jo të gazuara .
Përshëndetje!
Uroj të jeni mirë dhe faleminderit për vlerësimin!
Fëmijët në këtë moshë mund të mërziten për gjëra të ndryshme, për arsye se ende nuk janë aq të maturuar emocionalisht për të reaguar me qetësi dhe vetëpërmbajtje ndaj disa situatave. Emocionet bëhen aq të forta ndonjëherë dhe fëmija “shpërthen” pasi nuk ka mësuar si të reagojë ndryshe. Gjëja kryesore që mund të sugjeroj, me kaq pak informacion sa keni shkruar në letrën tuaj, është të moniotoroni reagimet tuaja dhe t’i ndryshoni ato në rastet kur vajza mërzitet dhe qan. Prandaj, pyetja kryesore që unë kam për ju dhe që mund t’ju ndihmojë juve dhe vajzën tuaj është: si reagoni ju kur ajo qan? Reagimi juaj mund të jetë çelësi për të ndryshuar reagimin e saj. A reagoni me qetësi dhe maturi dhe përpiqeni ta ndihmoni qetësisht dhe me durim që ta kapërcejë vështirësinë/ problemin në atë rast, duke i dhënë aq ndihmë sa mund t’i nevojitet? E shihni në sy, e qetësoni, i ofroni një alternativë të shëndetshme? Apo ndodh që ta qortoni, të humbi durimin, etj. dhe të mos ofroni një model qetësie për të? Reflektoni mbi këtë gjë dhe mendoni çfarë mund të ndryshoni te vetja juaj. T’i jepni Coca-Cola mund të jetë një zgjidhje e përkohshme që nuk e ndihmon aspak fëmijën tuaj në afatgjatë, përkundrazi, mund të rrezikojë krijimin e një modeli varësie orale. Ju si nënë jeni pasqyra ku fëmija juaj sheh veten dhe sa më e qëndrueshme të jetë figura juaj, sa më e qetë, e duruar, pozitive, etj., aq më shumë gjasa do të ketë që fëmija t’i brendësojë këto reagime, t’i bëjë të vetat gradualisht, duke u rritur. Pyetje të tjera që mund t’ju ndihmojnë: Në cilat momente vajza shqetësohet më tepër? Çfarë mesazhi po përpiqet t’ju japë me shqetësimin e saj? A ka gjëra të tjera në familje që mund ta ndikojnë vajzën drejtpërdrejt apo tërthorazi? Si është klima emocionale në shtëpi? Si i zgjidhni situatat e vështira ju të rriturit? A ofroni JU një model komunikimi te vajza përmes mënyrës suaj të komunikuarit me të dhe JU si prindër?
Duke reflektuar mbi këto pyetje, mund të kuptoni më mirë piketat e problemit dhe të hartoni një plan për zgjidhjen e situatës. Mos ngurroni të na shkruani përsëri për të ndarë më tepër informacione, p.sh. situata konkrete që e shqetësojnë vajzën dhe nëse do keni mundur të praktikoni ndonjë përgjigje të re kur ajo mërzitet dhe qan, duke na thënë sesi ka shkuar deri më tani. Jemi këtu për ju! Nëse e shihni të nevojshme për të folur më gjatë me një psikolog, mund të konsultoheni me një të tillë.
Gjithë të mirat,
Lediona Braho
Psikologe