Dona 11.04.2022
Pershendetje doja te dija se si mund ta reduktoj problemin e nervave te mija sepse irritohem per cdo gje per cdo fjale apo veper sado te vogel . Zihem menjeher bertas me te madhe kthehem ne nje perbindesh te vertet. Ndonje dite jam shume mire pastaj bie ne gjendje te merzitur nuk me levizet nuk me behet asnje gje nuk me frymzon asnje gje . Ndoshta seshte gje e mire po kur merzitem apo acarohem i nxjerr tgjitha ato gjerat negative qe mendoj edhe lendoj njerzit . Madje kur rri pa muzik pa asnje gje filloj mendoj vetem negativish nuk di si ta heq kete. Me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Dona, ……. po le pak hapësirë pas përshëndetjes, si një mënyrë për të treguar hapsirën e nevojshmë që të duhet për të kuptuar çfarë po ndodh me ty.
Çfarë po e provokon veten tënde të nxjerri në pah një vete jo të qetë, nervoze, nervrike, të shqetësuar dhe me intolerancë të lartë ndaj çdo lloj problemi.
Sa kohë ke në këtë gjendje? Më saktë, sa kohë u bë që ti vertët nuk po dëgjohesh vërtet dhe nuk po kuptohesh për atë që je. Se di ku në çperiudhë të jetës je ti tani, mbështetjen që mund të kesh dhe ndihmën që mund të marrësh. Por mesa po kuptoj, edhe kur përpiqesh të komunikosh situata agravon në mënyrë të papërshtatme dhe tjetri përfundon i lënduar. Ndoshta, ti ke kohë që je në një gjendje të lënduar dhe ke nevojë ta shikosh këtë…Mesa duket, muzika të mban mendimet negative larg, ose identifikohesh me atë. Mund të më tregosh çfarë lloj muzike dëgjon? Mund të kuptojmë cilën zë negativ mbulon dhe çfarë komunikon.. Më vjen keq që mendimet negative për veten po të mundojnë, por në fakt edhe po të komunikojnë që ke nevojë të kuptosh çfarë po përjeton.
Këshillimi psikologjik dhe marrja e psikoterapisë si shërbim do mund të të ndihmojë. Nuk e di si i keni mundësitë, dhe nëse ke mbështetjen e nevojshme për tu orientuar drejt një psikoterapisti, por sidoqoftë mund të këshillohesh edhe më gjatë në chatin e Nuk je Vetëm.
Kujdesu për veten,
Arela
Dona pershendetje ate cfarw ti po kalon eshye dicka krejtesisht normale thjesht ndoshta te gjith ne jet kemi nje moment mbi ngarkese ku mund t acarrohemi mund t ndihemi te lodhur te pa motivuar. Por mos u shqetso te keshilloje t efillosh te merresh me nje aktivitet fizik te sygjeroj te shohesh video gazmore filma gazmor. Te largosh dhe te heqesh cdo mendim i tille qe te kalon ne mendje. Sepse mendimet prodhohen ne menyre non stop nga truri jone por kemi aftesin qe ti kontrollojme qe dmth perpiqu te mendosh per gjerat me t bukra qe jeta ka dhe an ofron. Kujdesu per veten ndihmoje me veten duke bere gjerat qe te plq m shume kujdesu per trupin dhe shendetin tnd