MJ 19.04.2022
Pershendetje!
Kam disa muaj qe vuaj luhatje tensioni qe kardiologu e ka percaktuar si tension qe vjen nga ankthi dhe stresi dhe jam trajtuar me vagostabyl (kosumuar per rreth 2 muaj vitin e kaluar). Kam rreth 4 dite qe ne menyre te papritur mendoj per gjera negative qe mund te me ndodhin psh kam frike se mos demtoj veten me dicka prerese apo nga lartesia. Dua te theksoj qe nuk tentoj por here pas here ne menyre te vazhdueshme me vjen ne mendje efekti negativ i ketyre ndodhive dhe kam shume frike me kap gjendje ankthi. Cfare mund te jete kjo gjendje sepse nuk me ka ndodhur me perpara?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar rreth shqetesimit qe keni.
Per te kuptuar pak me mire situaten psikologjike ju ftojme te futeni ne chatin e nukjevetem.al per te folur drejteperdrejte me nje prej psikologeve ne oraret qe ata jane ne linje. Pas bisedes me psikologun mund te vleresoni me mire,se cfare ndihme ju duhet ne vazhdim. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/month/
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetm