Këshilla/Blog

Adaaa 13.09.2023

Jam e shqetesuar 2 jave qe isha me dhimbje gjysma e trupit e mpire,skam len analize pa bere te gjitha ne rregull. U friksova se cfare kam qaja por problemi im eshte qe nuk ndihem mire nuk jam ne gjendje te dal nuk kam deshire oreksi me eshte nderprer kaq dit . Gjerat qe me pare me benin te lumtur tani , sme ben me asgje te lumtur . Me duket sikur po cmendem , kam shume frik kam shum njerez qe me duan dhe i dua me gjithe zemer dhe sa do zgjase sepse po vuaj shume

  1. Përshëndetje Ada, faleminderit që iu drejtove faqes sonë! Me vjen keq për gjendjen që ke, duket e vështirë. Gjendje të tilla mund të shkaktohet nga arsye shëndetësore neurologjike ose të tjera, por siç po thua i ke bërë analizat dhe kanë dalë në rregull. Gjithashtu, mund të shkaktohen dhe nga arsye emocionale. Nëse do reflektoje pak se çfarë po ndodhte në jetën tënde para këtij episodi që mund ta ketë provokuar, të vjen në mendje diçka? Nëse mpirja do t’i shërbente një qëllimi (në mënyrë të pandërgjegjshme sigurisht, jo me dashje) cili do të ishte? Po thua se gjysma e trupit tënd ka dhimbje dhe është e mpirë: ndoshta je e dyzuar për diçka që ndjen, mendon ose je?

    Këto sigurisht janë pyetje për të reflektuar. Nëqoftëse nuk lehtësohet gjendja jote do të të sugjeroja që të bëje një konsultë me një psikiatër dhe më pas seanca me një psikoterapist.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Adaaa says:

    Te falenderoj per mendimin ,
    Doja te thoja qe tani dhimbjet dhe mpirja ka ikur e vetmja gje qe me shqeteson eshte gjendja kam dhimbje ne gjoks dhe me duket sikur nuk i shijoj gjerat aq shume si me pare . Mendo qe me kalimin e kohes do e kapercej dhe kete ndjesi?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV