Këshilla/Blog

Enki 11.08.2023

Pershendetje! Po shkruaj per femijen 9 vjec! Shfaq shpesh (me raste edhe 1 here ne dy dite) nje sjellje shume agresive dhe shume te shqetesuar. Manifeston marrje fryme, paaftesi per te kontrolluar merzine te cilen e shfaq me ulerima, britma, agresivitet. Zakonisht fillon si shkak i nje lodhje fizike apo i nje pakenaqesie. Nuk qetesohet nese nuk merr perqafime e shprehje dashurie dhe rifillon nese ndjen se nuk mund te marre ato qe do jo vetem ne drejtim afektiv por edhe te benefiteve. Pergjerohet te mos kete asnje ndryshim, kanje nje ndjenje paniku ndaj ndryshimit. Refuzon te ndjeke keshillat ne lidhje me ushqimin dhe aktivitetin fizik. Nuk deshiron fare shkollen edhe pse eshte mjaft mire me mesime. Nuk ka realizuar asnjehere detyrat e shkolles pa kundershtime me ulerima, te qara e ankesa. Jam munduar ta orientoje drejt nje regjimi ushqimor me permbajtje me te ulet sheqeri ( e konsumon shume dhe e kerkon me kembengulje) dhe nje minimumi aktiviteti fizik i cili keshillohet nga specialitet per permiresimin e humorit dhe mireqenies fizik. Ju lutem mund te me orientoni drejt te kuptuarit, cfare eshte kjo sjellje dhe si mund te veproje per ta mbajtur nen kontroll. Faleminderit!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke drejtuar te ne pyetjen tënde dhe atë që të shqetëson lidhur me fëmijën.
    Besoj se nuk është e lehtë për ty si prind e gjithë situata, shqetësimi që ndjen duke patur parasysh edhe përpjekjet që po bën.
    Besoj se mund të navigojmë bashkë në gjërat që ti përmend në letër:
    Fëmija është 9 vjec, domethenë në një kufi midis faktit që nuk është i vogël, por as i madh dhe rritja bëhet një proces më konfuz për të. Nga njëra anë fëmija di që mund të këtë aftësi për të qenë më i pavarur, ndërkohë e bashkëshoqëron edhe frika e vetmisë dhe nevojë së madhe për afeksion.
    Përgjigjet e fëmijës në këtë moshë janë më “prepotente” dhe i kapin të rriturit në befasi se nga mund të vijë gjithë ky ndryshim. Edhe fizikisht fëmijët kanë ndryshime në këtë moshë.
    Përmendet se ka sjelljet të shqetësuara, agresive ose kaprico ose një rritje të nervozizmit dhe mërzisë. Është e nevojshme që të kuptohet nga vjen e gjitha kjo dhe cfarë e shqetëson dhe ti normalizohet fëmijës fakti që mund të mërzitet, të ketë frikë, të jetë i/ e shqetësuar.
    Unë nuk mendoj se mënyra më e mirë është shpesh të mbash në kontroll dhe të duash që ai/ajo të jetë mirë por ti shpjegohet se ka ndjenja të tilla, që shpesh është e vështirë,që edhe ti vetë ke kaluar eksperienca të tilla.
    Nderkohë ti vetë ke një hamendesim nga vjen e gjitha kjo? Duket në letrën tënde se ndonjëherë përmendet agresiviteti, ndonjëherë mërzia, ndonjëherë që e bën këtë gjë për afeksion ose për benefite.
    Frika nga ndryshimi, a mund të vij nga ndonje ndryshim aktual në jetën tuaj? A ka fëmijë të dytë në familjen tuaj që mund të jetë një arsye e një xhelozie ose kompeticioni të rritur?
    A mund të jetë një përgjigje ndaj faktit që ndjen presion për të performuar? E them këtë pasi është një moshë nga e cila ka prentendime që fëmija të jetë më i saktë, më i qartë, më i rritur.
    A ka dicka tjetër që mund ti ketë ndodhur në rast se kjo përgjigje sjellore e tij/saj është e beftë?
    Si ka qenë stili juaj i edukimit lidhur me të? Keni tentuar kufijtë apo keni qenë në përgjithësi plotësues të kërkesave të tij/ saj? Tendenca për të konsumuar ushqime me sheqer eshtë se i janë lejuar cokollatat apo versione të tjera edhe më parë apo është dicka e re? A mendon se këto janë kapricio të fëmijës për të kundërshtuar rregullat?
    Po ti drejtoj këto pyetje, pasi mendoj se ka shumë gjëra të cilat kanë nevojë të kuptohen pak më mirë si reflektim nga ty

    E dashur, fëmija është më konfuz se i rrituri edhe pse detyra e të rriturit bëhet një sfidë e madhe, por në rast se i rrituri bëhet akoma më konfuz se fëmija në këtë situatë dhe në përgjigjet e tij është më e vështirë për fëmijën, pasi ai vetë e ka të vështirë të kuptojë pse i ka ndjenjat që ka dhe si ti rregullojë ato ose të kuptojë cfarë do të thotë me to. E mira në këtë mes është që në këtë moshë fëmija përdor shumë mirë fjalën, po aq sa prindi mund ta përdor shumë mirë dhe me durim fjalën e vet.
    Gjithashtu ndryshimi i sjelljeve më të shëndetshme do jetë i vështirë, kështu që do jetë një periudhë e mundimshme për ju, sa të stabilizohen rutina të tjera.

    Shpresoj se përgjigja ime ndihmon.
    Mbetemi në kontakt dhe gjithë të mirat më tej.
    Alma

  2. Enki says:

    Ne lidhje me ushqimin gjerat e ëmbla e kane tërhequr gjithmonë dhe ka gjetur gjithmonë një mënyre për ti konsumuar.

    Rregullat e ngarkojnë shume dhe heq dore edhe nga dëshirat dhe pasionet sepse duhet te ndjek një sere rregullash për ti zhvilluar.

    Ne përgjithësi nuk bie pre e kërkesave te fëmijës, i them atë qe unë mendoj dhe i qëndroj idesë time. Kundërshtimi ndaj diçkaje qe kërkon dhe unë nuk ia jap apo lejoj nuk është i forte, me shume irritimet nisin pa lidhje direkte me ketë fakt.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV