Këshilla/Blog

16.05.2016

Pershendetje! Ju falenderoj shume per kete ide te mrekullueshme ne ndihme te te rinjve qe kane nevoje per mbeshtetje morale dhe emocionale. Une jam nje vajze 21 vjec, studente ne Tirane. Problemi im kohet e fundit eshte se fle me shume sec duhet dhe kur zgjohem pjesen tjeter te dites jam perseri e pergjumur. Une nuk konsumoj kafeine sepse nuk me pelqen te jem e varur por kam filluar te mendoj ta filloj. Une fle 9 ore gjume gjate nates . Dhe ne dreke dua perseri te fle 2-3 ore. A mundet te me jape dikush shpjegim per kete gje dhe cfare te bej? Rezistenca ime eshte 0. Nuk mundem pa gjume.

  1. Jigita says:

    Pershendetje, te njejtin shqetesim kisha edhe une para pak javesh. Ndoshta duhet te mundohesh te kuptosh se pari per shkakun. Ne rastin tim shkaku ishte nje lloj depresioni ku kisha rene, dhe kjo me jepte deshiren per te fjetur sa me shume. Personalisht, nuk mendoj se kafeina eshte zgjidhje e mire, mendoj me e mira eshte te luftohet shkaku. Kujdesu per veten, te pershendes!

  2. :) says:

    Faleminderit per sugjerimin. por une do te doja nje pergjigje nga nje ekspert i faqes nuk je vetem.

  3. MSc. Denisa Ndreka says:

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj dhe gjithe kufizimet qe mund t’ju sjell kjo gjendej. Per te kuptuar me mire situaten tuaj , do te kisha nevoje te dija me shume informacion rreth gjnedjes suaj. Kur ka filluar shqetesimi dhe si ishte gjumi juaj me pare? A keni simptoma te tjera pervec gjumit te tepert? A zgjoheni gjate nates? Nese po sa kohe ju duhet qe t’ju zere gjumi serish? A po perdorni ndonje medikament se fundmi? Cfare ka ndryshuar ne jeten tuaj se fundmi?
    Ndihu e lire te na shkruash serish,
    Denisa Ndreka , Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV