Këshilla/Blog

17.04.2016

Pershendetje! Jam Alma, 19 vjecare dhe studjoj per arkitekture.Jeta ime eshte teper e trishte.Po e ndaj me ju, pasi ka te bej me familjen time me sakte babain.Kur babai im dhe nena ime u martuan ishin te lumtur.Ne jet erdhi vellaj im qe sot eshte 22 vjecar.Ky fakt ua shtoj me shume gezimin.Gjyshi im pra Babai i babait tim u nda nga jeta vetem 4 vjet pas lindjes se vellait tim.Gjyshi ishte i ri pra vetem 55 vjec.Kjo e shtyu qe babai im nga merzia te behej pijanec.Pas disa vitesh erdha ne jete dhe une.Kjo lindje nuk ishte aq e gezueshme sac e vellait tim.Vetem pak muaj nga lindja ime vendose te ndertonin nje shtepi private.E teksa babai im piente nuk kishte se kush te merrej me shtepine pervec se mamaja ime dhe Pse une isha teper e vogel dhe kisha nevoj per pekujdesje.Vitet kalinin midis zenkave te mamas e babait.Akoma babai ishte pijanec.Kerkonte me do e mos te piente dhe pse nuk punonte.Mami mundohej qe ti siguronte parat e mbledhura per shkollimin tone,ama babaj e kercenonte,i bertiste,sa e sa here eshte qelluar ajo grua nga im ate e serish ka qendruar koke lart.Vitet kalonin e babai piente e beriste na kercenonte dhe ne femijet.Para 4-vitesh moren nje vendim qe ta denonconin ne policine e qytetit te Durresit ku jetojme.Ndenji atje vetem 3 dite.Por dhe pasi doli u be me agresiv dhe piente.Si nuk i ndodhi gje me ate melci.Para pak kohesh na ka lene jashte.Puna jone eshte mbyllur.Te gjithe celesat i ka marre ai.Dhote qe do divorcohen dhe kete fakt e thote ne efektin e alkolit.U bene 19 vjet qe kur linda e deri tani qe ai person pin,mamas Po ja sosen jeten,familja po vuan un,vellai po ashtu.Vellai para disa vitesh konkretisht para 2 vitesh Ra ne depresion,mori kurin e u sherua.Nga kjo situat e tanishme mund te bie serish.Se si cte bejme?Dhe si mund ta le rakin ai person??

  1. MA. Almadina Guma says:

    Pershendetje Alma,
    Faleminderit qe na ke shkruar. E kuptoj dhe e ndjej shqetesimin tend dhe Nuk je vetem!
    Duke lexuar shqetesimet e tua qe te kane shoqeruar gjate femijerise e deri tani, duke bere qe problemet ne familje te mahisen edhe me shume, e kuptoj gjithe peshen, merzine, trishtimin, zemerimin, fajesimin, inatin, mungesen e forces por edhe prezencen e forces se madhe, therrmimin e besimit te njerezit me te dashur, por edhe pranimin qe ata bejne gjerat qe bejne prej pafuqise se tyre duke qendruar ne te njejtin rreth vicioz.
    Te gjitha keto te vendosin perballe pergjegjesise per ti dhene zgjidhje, por jo te gjitha zgjidhjet e pergjigjet I kemi pasi varet edhe nga personat e tjere perreth e bashkepunimi I tyre e shpesh mbetet qe te bejme ate qe kemi ne dore dhe mbi te gjitha te kujdesemi per veten.

    Pyetjet e mia per ty jane keto: A ka ndonje menyre per te stabilizuar nje raport me babin? A ka ai persona (shoke, te aferm) te cileve ua degjon fjalen e mund ta mbeshtesin ate te kuptoj situaten ose te kerkoj sherbime e ndihme? A eshte dikush ne jeten a rrethin tuaj familjar qe ka peshe e mund te flas e te bisedoj me te? A mund te mobilizoheni midis jush e brenda familjes tuaj per te biseduar per zgjidhje te mundshme?
    Do te keshilloja te mendonit per zgjidhje sado te vogla, duke u mbeshtetur te njeri tjetri.

    Nqs pergjigjet e pyetjeve me siper jane te shterruara e pa alternativa, atehere ndoshta ka ardh koha per te menduar per tu kujdesur per veten tuaj, per te gjetur zgjidhje te pershtatshme per ty, nenen dhe vellain dhe si mund te beni nje jete me te qete. Eshte shume e madhe pesha qe ju keni mbajtur, jane shume te medha edhe perjetimet psikologjike.
    Ndonjehere perpiqemi shume per te zgjidhur problemet e familjes, duke harruar veten dhe cfare duam a cfare mund te bejme ndryshe.
    Une do ju ftoja te mendonit ndryshe per veten, per kujdesin tuaj fizik e emocional.

    Gjithsesi do ishte mire te kerkonit edhe sherbimet ne qytetin ku ju jetoni qe mund te ndihmojne ate ose juve dhe me vjen mire qe keni marr nje mase. Do keshilloja te orientoheshit ne ndihmat e institucionet e jashtme.

    Faleminderit e gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV