Këshilla/Blog

10.08.2017

Pershendetje
Kam pasur nje risk per kontaktimin e hivit para 5 muajsh e gjysem…po perjetoj disa simptoma te cuditshme qe duken tkene lidhje me hivin…bera nje test ne nje spital privat ktu ne tirane pas 4 muajsh e gjysem dhe doli 0.06 negativ…dhe nje gjak komplet ku analizat dolen ne minimun por gjithcka brenda normes…perdora antibiotik per bajamet vetem 3 dite dhe e ndalova se me dha alergji…nderkohe qe nje analize hepatiti b me cuditi: Hbsag negative
Anti hbs >1000
Por dola negative te IgG dhe Igm
Perserita testin e hivit serisht pas nje muaji dhe dola negativ 0.09…mirepo tani kam dal anemike qe skam qene kurre me pare dhe sidomos kte muaj qe jam ushqyer healthy dhe kam shtuar kile…plus mka dal nje si ekzeme e vogel poshte syrit….te lutem me thuaj nese duhet te bej me shume teste dhe nese ndikon ajo analiza e hepatitit ne periudhen dritare te hiv?…te lutem me ndihmo

  1. Dr. Adelina Nikolla says:

    Pershendetje.
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj keto shenja qe flisni ju nuk jane te lidhura me virusin e Hiv-it.
    Anemia ndodh shpesh te femrat duke qene qe cdo muaj humbin nje sasi gjaku me menstruacione dhe kjo ska te beje domosdoshmerisht me menyren e te ushqyerit. Keshtu qe per sa i perket anemise duhen pare vlerat dhe besoj qe mund te kaloje dhe me diete te caktuar. Per ekzemen duhet pare me qofte se eshte vertet ashtu sepse mund te jete dhe ndonje variant myku qe ne stinen ku jemi jane normale nga djersa,plazhi,pishinat e tj. Ne lidhje me Hepatitin B kjo analize nuk ndikon ne periudhen dritare te Hiv-it dhe eshte nje gje e mire qe eshte negativ qe do te thote qe nuk jeni mbartese e ketij virusi. Per Hepatitin B ekziston vaksina keshtu qene qofte se jeni e pa vaksinuar do jau keshilloja ta benit per nje mbrojtje me te mire.
    Kurse per analizat ndaj virusit Hiv do ju keshilloja ti benit pas 1 viti perderisa 6 muajt e pare keto analiza jane negative.
    Ju uroj dite te mbare.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV