Këshilla/Blog

18.10.2016

Prsh stafi…do doja te ndaja me ju problemin tim…jam nje djale qe kam mbaruar per nje profesion x por aktualisht pa pune jo se sjam i afte por me ka humb deshira skam vullnet pertoj sh reflektoj gjithmone me veten qe duhet te punoj sps skam rruge tjt por prap dicka brenda meje me ndryshon totalisht mendjen e dua profesionin tim por smundem sedi pse…cdo dite qe kalon e di qe eshte humbje kohe por asgje nuk po ndryshon shpeshher me kap stresi pse jam kshu pse mendoj kshu me vjen inat me veten dhe prap e njejta gje ndodh qe sndryshoj..uroj te me jepni nje pergjigje…ju faleminderit

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje i nderuar,

    Ju lutem te na shkruani moshen tuaj, pasi eshte e nevojshme per ekspertin ne menyre qe t’ju ktheje nje pergjigje sa me te pershtatshme.

    Ju urojme gjithe te mirat,
    Stafi i ‘Nuk Je Vetem’

  2. marjo says:

    Jam 20 vjec

  3. MA. Eni Tabaku says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na drejtohesh,

    Do deshiroja te shkoja pertej kesaj qe me keni shkruar dhe tju kuptoj dhe me drejte.
    Se pari do me ndihmonte te di profesionin per te cilin jeni kualifikuar. A eshte kjo ajo qe keni deshire te beni ne jete realisht? ju vete e keni zgjedhur kete profesion? Specifikisht doja te di dhe te me pershkruani situatat qe ju bejne te terhiqeni.. apo ndodhi pas te cilave ndiheni te terhequr ne lidhje me profesionin.

    Persa i perket periudhes ne e cilen ndodheni dua tju shpjegoj qe keto jane periudha normale te cilat ndodhin pas ciklit te studimeve apo pas disa viteve pune ne te njejtin profesion. Por sigurisht nese periudha zgjat ne kohe dhe eshte e perseritur duhet te kuptojme faktoret te cilet e shkaktojne.

    Te ftoj te me shkruash perseri ..

    Te uroj vullnet!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.