Dona 04.06.2021
Pershendetje jam nje vajz e penduar,kam qene ne nje lidhje 2 vjeqare por jam ndar për shkak të familjes,kam pasur mardhenie imtime dhe nuk jam e virgjer,me pengon ky fakt shume pasi ne shoqerin ku jetoj kam humbur vlerat dhe nuk do mund ta lumturoj partnerin e ardhshem,jam ne depresion të thell,rri vetem ne gjume ,nuk konsumoj ushqim të mjaftueshem.Kam vendosur ta qep virgjerin ne Kosove,jam e njoftuar qe jan dy lloje menyrash:afatshkurte dhe afatgjate,Une dua ta bej ate afatgjate por nuk jam ne dijeni se a do kem efekte anesore dhe a do jetë e garantuar virgjeria deri të kem mardhenie ne vitet ne vazhdim?
Faliminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me vjen shume keq qe je duke u perballur me nje konflikt te till dhe me vjen edhe me shume keq qe shkaku i gjithe kesaj brenge qe po kalon eshte dicka si virgjeria. Ti thua qe ke humbur vlerat ne shoqerine tende ne momentin qe ke humbur virgjerine dhe qe nuk do mundesh dot te kenaqesh partnerin tend ne te ardhshem. Do doja te dija se ca vlere virgjeria per ty? A eshte vertet vlere per ty? E di qe shoqeria ne te cilen jeton mund ta mendoj kete, por do doja te dija se si ti e mendon. Ca vlere te shtuar ke ti si person nese je apo nuk je e virgjer? Perderisa ke qene ne nje lidhje dhe ke qene intime me partnerin tend edhe dicka shume e natyrshme dhe e e shendetshme ne moshen tende.
Mendoj se eshte e rendesishme te kuptosh qe koncepti i virgjerise eshte thjesht nje nder shume konceptet absurde qe historikisht jane perdorur per te kufizuar lirine e vajzave dhe grave ne shoqeri, per ti mbajtur te kufizuara dhe te ndrydhura ne rolet e tyre brenda shtepise Fakti qe ti shqetesohesh per kenaqesine e partnerit tend te ardhshem duke qene se nuk je e virgjer eshte gjithashtu dicka qe do te te ftoja ta mendoje me gjate duke mos harruar kenaqesine tende. A do e doje ti prane vetes nje person qe e peshon vleren tende ne baze te virgjerise? Kjo gje e percakton ate qe ti je?
Une do te te keshilloja te mos e beje nderhyrjen. Nuk di te te keshilloj per efektet anesore fizike qe mund te kete si procedure, por mund te te shpjegoj se ca do te te thote kjo per ty ne nivel psikologjik. Ne momentin qe do “rivirgjerohesh” do jesh duke mohuar te verteten e lidhjes tende dy vjecare. Nuk do e cbesh lidhjen qe ke patur, as faktin qe realisht ti ke bere seks edhe pse trupi yt tashme mund te sillet sikur nuk eshte penetruar asnjehere. Kjo gje do te te largoi ty nga e verteta, nga vetja jote dhe gjithashtu nga partneri yt i ardhshem te cilit do i genjesh duke i thene qe je e virgjer nderkohe qe ke patur dike per dy vite ne jeten tende. Qe ketu po nis nje marredhenie te kompromentuar dhe jo te vertete. Si eshte kjo ne interesin tend? Si mund te jesh e lumtur ne nje lidhje te till? Do jesh duke cenuar trupin tend per t’ju pershtatur konceptit qe te tjeret kane per ate qe ti duhet te jesh. Uroj te kem ndihmuar qe ta rimendosh vendimin tend dhe te ftoj ta vazhdojme biseden bashke.
Perzemersisht,
Dorina
E kuptoj se çfar thoni por meshkujt ne Kosov nuk pranojn nje vajz të till,Une kam endrra për të ardhmen dua të krijoj familje ,edhe po te me marri ndonjeri do me nenvlersoj gjat gjith jetes me pretekstin qe “ti ske qen e virgjer vetem Une të kam marrur për ndryshe do kishe ngel ne der”,une nuk dua te jem e till ne nje mardhenie,dhe nuk dua ti zhgenjej prindrit për te cilet virgjeria ka shumë vlere!
E kuptoj se çfar thoni por të kaluaren me atë djalin nuk dua as ta kujtoj le me ta permend ne të ardhmen tek partneri,pse unë te mbetem e pamartuar për nje pendim qe kam bere,nuk me intereson e kaluara me të,thjesht do mbuloj një gabim Qe burri ardhshem dhe familja ime mos të merziten,edi që nuk është e drejt kjo qe po beje por sigurohet e ardhmja ime,ju Faliminderit!
Pershendetje për përgjigjen ,Une jetoj ne nje familje me moral të lart muslimane dhe ajo qe kam bere është e pa pranueshme nga ana tyre ,prandaj jam duke menduar ta bej kete operim i cili siguron të ardhmen time,Une normalisht Qe kam vlera perpos virgjeris por për meshkujt e kosoves, e kam memduar edhe të I tregoj atij personi që do kem ne krah,çfar do beje ai? Sdo me pranoj ,do ju tregoj të tjerve qe arsyeja qe me la është virgjeria e keshtu me radhe,po e zëmë qe po me pranoka partneri e kam bindjen qe nuk do me respektoj,nuk do me besoj edhe aq shume,të gjitha keto qe thash i kam nga të ndegjuarat prej vajzave té tjera,prandaj ose do e lumturoj partnerin ose nuk do pranoj të martohem fare
Pershendetje Dona,
Menyra jote si mendon eshte gabim i madh. Mos e nderto jeten tende mbi nje genjeshter te madhe. Ji e drejte me ate qe mendon ta kesh ne krah. Mos e shit dinjitetin tend per pak gjë te kesaj dynjaje. Familja qe ti mendon te krijosh, do e ketë zanafillën nga nje genjeshter e madhe. Asgjë nuk i tmerron meshkujt me shumë se sa genjeshtra. Mos prit te te gjeje burre familja, gjerat vijne nga pak e pak vetvetiu, por ama mos e gënje ate qe pretendon ta kesh ne krah. Nuk mund te pretendosh se dikush do te te respektoje me shume duke u nisur nga nje pike gjaku. Nese ka qene nje gabim ai ka mbaruar tashme, mos vazhdo te bësh te tjera gabime. Dhe kjo qe po mendon te besh nderhyrje per virgjerine do jete gabim me i madh i dyfishte, qe ka brenda dy genjeshtra te medha qe do te te vrasin cdo dite ty, me shume se cdo njeri tjeter. Ti tregosh dikujt te verteten duke e pare ne sy eshte burreria me e madhe ne botë. Nuk vlen as virgjeria e asgje tjeter perpara kesaj. Mos u nxito te isha ne vendin tend do ja lija Zotit ne dore e do mendoja te hiqja dore nga nje genjeshter e madhe.