Këshilla/Blog

Evi 06.12.2021

Vuaj nga ankthi e jam dianostikuar me teroide.Shpesh here kam menduar vetvrasjen. Nuk di si te veproj . Kam ngecur midis dy personave dy boteve dhe nuk di si te veproj . Kam humbur sensin e nuk di cfar dua me , cfar te bej si te veproj .Nuk dua te lendoj askend ne kete situat . Gjithcka nisi si loj pastaj cdo gje mori tjetet dimension ,ndihem keq me veten dhe per ta pasi nuk e meritojn edhe un denoj veten time duke abuzuar me ushqimin e substanca . Ju lutem kam nevoj te me keshilloni pasi mendoj se jeta ime varet ne nje fije peri nga mendimet e mia e ndjenja e fajit .

  1. Ina says:

    Evi behu e fort dhe moskokcarse,dhe une kame qe 12 vjet qe kame keto ndjesira ulje ngritje humori mendimesh mendo qe jeta eshte bukur dhe duhet ta shijosh ne kete toke thuaj flm qe po mare frym duhet jeshe falenderuse kjo gje kalone duke mos menduar per keq duhet dalesh levizesh jepi vullnet dhe forca vetes

  2. Përshëndetje Evi, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Nuk jam e sigurtë nëse e kuptova saktë shqetësimin tënd: ke bërë diçka që mund të lëndojë të tjerët dhe tani je penduar? Ke ndjenja faji? Nëqoftëse është kjo, atëherë fakti se ti tashmë po përjeton ndjenja faji tregon diçka për atë që je. Njerëzit bëjnë gabime, askush nuk është perfekt dhe disa prej tyre vërtetë mund të lëndojnë të tjerët. Por, është mënyra më të cilën ne zgjedhim që të zhvillohemi, të përmirësohemi ose jo pas një gabimi ajo që ka rëndësi. Nëqoftëse ti ndihesh keq për diçka që ka ndodhur, ndoshta nuk je personi që mendon se je sepse ti shfaq pendesë dhe kjo është e rëndësishme.
    Do të të sugjeroja të shkruaje në chat – in e faqes nukjevetëm ose të bësh disa seanca psikoterapie.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV