Këshilla/Blog

20.03.2017

Pershendetje!kam kohe qe jam n stres t vazhdueshem me dukket sikur me merret fryma gjith kohes dhe kam parandjenje sikur do te vdes

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na ke gjetur per te shprehur shqetesimin tend. Ajo cfare ti shkruan, duket te jete nje krize ataku paniku, i cili duhet pare nese eshte problemi ne thelb apo eshte simptome e nje shqetesimi tjeter. Pavarsisht kesaj, mund te them qe po flasim per shqetesime te ankthit, te cilat jane te perhapura ne shume njerez ne forma sa te ndryshme dhe te ngjashme.
    Do doja te njihja pak me shume per ty dhe kete shqetesim qe ke. Kur ka qene episodi i pare qe te ka ndodhur, ne cfare moshe dhe situate? A ka patur ndonje ngjarje traumatike ne jeten tende se fundmi apo ne kohen qe mund te te jete shfaqur episodi i pare i panikut, qe mund te kete lidhje me te? Cfare te ben te mendosh se do te vdesesh nga ajo krize? Besoj se je akoma gjalle edhe pse te ka ndodhur ai/ato episode, apo jo? Ne webfaqen tone dhe ne Faqen simotra http://www.nukjevet.net mund te gjesh video informuese (https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig) per ankthin dhe panikun. Nderkohe te sugjeroj te kesh kujdes me veprimtari sportive, qe mund te te simulojne te njejten gjendje fizike (rrahje e shpejtte zemre, etj) si episodi i panikut. Kjo nga ana tjeter mund te te sherbeje te mesosh qe ato mund te jene reagime normale te trupit dhe nuk do te ndodhe asgje nese kalon episod paniku. Do te kaloje.
    Pres te kthesh per pergjigje per pyetjet e ngritura.
    Deri atehere gjithe te mirat.

    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe klinike

  2. Katalea says:

    Dhe un kam keto simptoma me shkruaj nese do.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV