Këshilla/Blog

23.05.2016

Pershendetje staf i nderuar. Une dua te filloj keshillim apo terapi, por se pari doja te dija ndryshimet mes ketyre te dyjave pasi nuk i kam fort te qarta. Se dyti nuk e di a me ndihmoni dot por kam nevoje per nje orientim drejt pagesave qe kerkojne keto sherbime…

  1. Anonymous says:

    Pershendetje, nuk jam nje prej eksperteve te faqes por jam e fushes se psikologjise dhe do te doja ti jepja pergjigje pyetjes suaj. Keshillimi psikologjik ndihmon individin te fokusohet ne kuptimin e problemeve dhe veshtiresive qe eshte duke u perballur dhe nxjerrja ne pah e kapaciteteve dhe pikave te forta per ta perballuar veshtiresine. Ndersa terapia zakonisht eshte nje proces pak me i gjate qe synon qe indivividi tw analizoje gendjen e tij, besimet, ndjenjat dhe synon ne kapercimin e ngjarjeve traumatike apo shqetesimeve te tjera psikologjike. Por gjithsesi do te ishte me mire qe ju te kontaktoni me nje psikolog dhe ne baze te shqetesimit tuaj te percaktoni me qarte se per cfare keni nevoje. Edhe persa i perket tarifave te seancave kjo varion, dhe pergjigjen me te mire do ta jepte psikologu me te cilin mendon te punosh. Gjithe te mirat

  2. F. says:

    Hej shume faleminderit per informacionin! Jam me e qarte. Gjithe te mirat edhe per ju!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV