Këshilla/Blog

15.02.2016

Kjo platformë është shumë e dobishme, ama ti kthesh vetëm 1 përgjigje dikujt s’besoj se ja zgjidh shumë hallin. Unë mund të kem shumë probleme ama nuk i dërgoj diku ku thjesht të më japin 1 përgjigje. Pse nuk formohet një grup, komunitet ku mund të këshillojmë njëri-tjetrin dhe të na këshillojnë? Meqë ra fjala, ndihem vetëm dhe vetëm 1 përgjigje po vetëm do më bëjë të ndihem, sepse zgjidhja që ofroni ju është vetëm 1 përgjigje dhe kaq, ndërkohë që titulli i website-it thotë shumë mirë “nuk je vetëm”.Vallë gjithë këtë mbështetje e ofroni nëpërmjet internetit dhe nga 1 përgjigje?

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje,

    Te falenderojme qe na ke shkruar.
    Si fillim, pergjigje do kete sa here te kete pyetje, qe do te thote nese perdoruesi na shkruan pasi te kete marre nje pergjigje, duke kerkuar nje pergjigje tjeter, ai do e marri serish pergjigjen.
    Pra, ne themi ‘Nuk Je Vetem’, pasi jemi aty, sa here te jete nevoja per nje pergjigje, dhe per me tepr mbeshtetja eshte krejtesisht profesionale.

    Na shkruaj srish nese je i paqarte per funksionimin e ‘Nuk Je Vetem’.
    Faleminderit,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV