Komplekse 26.11.2020
Jam 20 vjece dhe kam 1 problem teper te madh !! Kam shume komplekse jo vetem ne lidhje me veten por edhe me te tjeteret.I shoh deri ne detaje ,,madje dhe tek i dashuri im shoh pjesem e nishaneve ose ndonje gje qe ai vesh e se kombinon e me shpifet si njeri madje me ndodh e me shoqerin .per shkak te ketij kompleksiteti nuk arrij te shoh anet pozitive tek njeriu ne krah por anet negative gje qe sme mundeson qe un ta dashuroj ate ,,,sepse do kete dicka gjithmon e qe do me neveritet ne fizikun e tij apo ne nje sjellje ???kete problem e kam me veten time sme pelq te iki ne plazh te ekspozoj trupin .Po nmundohem ta largoj nga vetja sepse po shoh qe po coj ne rrenim edhe lidhjen time por edhe veten e zhys ne mendime qe me duket veteja me posht shoqet e mia ???.spo di si te largohem prej kesaj !!! Sdi cte bej ta ndryshoj se vazhdimisht 3 vuaj kete gje ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje!
Nëse të kuptova drejt, kompleksi që permend ka në bazë ndjenjën e neverinë për gjera turpore, apo sjellje të caktuara (këtu ndoshta do ishte e nevojshme të më thoje diçka më shume, për çfarë sjelljesh bëhet fjalë?). Duket se kjo të ndodh me njerëz që i ke pranë dhe me të cilët të duhet të jesh afër intimisht (intimitet emocional ose fizik). E përsëri kjo lidhje me “intimitetin” del kur flet për të ekspozuarit e trupit në plazh (shfaqja e vetes fizikisht). Kjo ndjesi neverie duket se të largon nga njerëzit që janë shumë pranë teje (i dashuri, etj). Mbase pas kësaj neveria mund të fshihet një vështirësi e jotja për të pranuar apo përjetuar intimitetin me dikë, ekspozimin njerëzor me të gjitha gabimet apo “shformësimet” dhe “moskombinimet.” Që të mund ta ndyshosh do të duhet të kuptosh me shumë arsyen e këtyre vështirësive, dhe domethënia e neverisë.
Shpresoj të kem qenë e qartë dhe të të kem ndihmuar sado pak.
Për të folur me tej mund të shkruash dhe në chatin e Nuk je Vetem.
Gjithë të mirat!
Klodjana