guest 23.10.2023
pershendetje! problemi qendron te familja. une jam vajze dhe si e tille kam detyre te mirembaj nje shtepi ne duke iu perkushtuar puneve qe ndodhen ne te. njekohesisht jam dhe studente por nuk punoj pasi skam kohe te mjaftueshme. mund te them qe tashme jam kthyer ne nje shtepiake pasi jetoj me vellain dhe ai eshte shume strikt tek pastertia, rregulli, gatimi, punet ne teresi. sa here vjen mami une “gezoj” pasi mendoj qe do mund te shplodhem paksa dhe t’i perkushtohem vetes( pamjes se jashtme, flokeve thonjve apo fytyres) ose thjesht te rri pasi une qendroj gjithe diten ne kemb per te bere punet. gjithsesi kjo sndodh. dhe sa here ajo vjen ne shtepi me thote bej kete apo ate , okay une nuk i bindem sepse jam e lodhur dhe shpresoj qe ajo te me kuptoj por sndodh kjo. perkundrazi bhet bashk me vellain dhe fillojne dhe me kritokjne qe sbej asgje, qe sjam e afte, qe nuk jam kader per veten,jam e shuar.. keto jane fjalet e tyre. mua me lendojne sepse sa here qe vijne perher kjo ndodh. dhe une merzitem. aty fillojne bertasin. jam shume e merzitur dhe e tensinuar.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Më vjen keq për situatën që ndodhesh, siç duket ende ka mentalitete patriarkale ku u kërkohet vetëm vajzave që të bëjnë punët e shtëpisë. Habitem që vëllai nuk të ndihmon me to, por vetëm rri dhe pret që tia bësh gati të gjitha. Në fund fare, ju jeni dy njerëz me të njëjtat mundësi dhe të njëjtat detyrime në shtëpinë ku bashkëjetoni. Është për të të ardhur keq që edhe mamaja mban të njëjtin qëndrim.
Gjithsesi, detyrimi për të bërë punët e shtëpisë nuk i takon vetëm vajzave dhe grave, por edhe djemve dhe burrave. Ndaj do të të sugjeroja që të bisedosh me vëllain dhe të ndani punët/ditët që do bëjë secili në shtëpi, dhe më pas secili të merret me punët e veta.
Gjithë të mirat,
Veronika
pershendetje! jam perpjekur aq shume qe te bisedoj dhe t’i tregoj se sa shume do te me ndihmonte qofte dhe nje veprim i vogel prej tij por cdo gje eshte e kot. asnje nuk ndryshon qendrim. perhere vetem per 1 dite ose 2 dhe me pas harrohet cdo gje qe eshte thene. si i behet kur njeriu nuk reflekton pasi ja ke shpjeguar me detaje cdo gje dhe prap nuk ndyrshon por mbetet i njejte?
Ckemi
Perpiqu te krijosh pavarsi sa me shpejt
Duhet te kujdesesh e te investosh te vetja
Je shume e re per te te ikur dita me punet e shtepise
Dhe mos mendo se kemi shume kohe sepse kalon shume shpejt. Do e vesh re sidomos kur te fillosh nje pune 8-5.
Keshtu si e pershkruajte me lart, duket sikur je ne nje ambient mbytes ku nuk ka mirkuptim
Duhet te jesh koshiente qe vllain apo prinderit nuk i zgjedhim dhe nqs nuk jane mbeshtetes (qe besoj se nuk e bejne qellimisht por mbase stili i jeteses, mentaliteti) na bie me shume peshe mbi supet tona per tja dale mbane te vetem por nuk duhet te ngurrojme tu kundervihemi dhe familjareve tone kur ndjejme se po shtypemi, pasi vjen nje moment ku vllai krijon familjen e vete e prindrit marrin drejtimin e tyre e ti vetem do ngelesh serisht.
Mos ketu, mos aty, bej kete e bej ate, krejt papritur vjen nje dite qe te thone je e madhe tashti (kaq vjece), bej ca tdush, akoma ne do te tmesojme ty. Moshataret e tu kan bo kte e ate. Jane me fmi tani e ti sje e zonja per asnje gje.
Edhe kur familja eshte mbeshtetese ne fakt e perpiqet per me te miren tende, ne moshen tende pak a shume fillon te kuptosh qe nuk duhet tu lesh shume hapesire te marrin vendime per ty sepse as ata e askush tjeter pervec teje nuk e din se ceshte me e mira per ty.
Kshuqe sa me pare te krijosh pavarsi e te behesh e zonja e vetes. Dhe kjo jo domosdoshmerisht te jetosh ne nje shpi tjeter edhe pse kjo do te ta bente me te lehte ne fakt, por edhe aty ne te njejtin ambient por tu vendosesh kufij dhe te jesh e vendosur.
Do jete shume me e veshtire kur je vetem. Dhe do besh progres te ngadalte por do te hedhesh themele te forta per te ardhmen tende
Te uroj gjithe te mirat