Këshilla/Blog

Kushtrim 25.01.2021

Pershendetje dua ti pys psikologet psikiatrat dhe qdo njeri qe osht prekur ndoshta ndonjeher prej ksaj ngjarje jam 21 vjeq por asnjeher ne te kaluaren ska pasur probleme se fundi kam 1 vit qe ndoshta kam ankth dhe dua te ju pys kohve tfundit naten po shikoj andrra te kaluares me saktesisht te shkolles fillore para 10 vite qe kan ndodh personat e shkolles e shum gjera gje qe pom shqetson tej mase qfare mund te jete

  1. Anonim says:

    Sipas eksperiencave sfidave te jetes,librave qe kam lexuar dhe opinionit tim personal kur dike ose dicka ,nje ngjarje ose person e sheh ne enderr i bie qe te ka ndikuar shume ne jete,psikologjikisht dhe shpirterisht,
    Dhe truri yt po e ushqen edhe ne pavetedijen tende(pra ne endrra)

  2. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na shkruan. Per te kuptuar me qarte pyetjen tende, do te me ndihmoje duke iu pergjigjur pyetjeve te meposhtme: Si e kupton qe po perjeton ankth? Si ka filluar dhe me cfare mendon se mund te lidhet? Cfare ngjarjesh jane ndodhur ne shkollen fillore qe te kane bere pershtypje dhe si shfaqen ne endrrat qe sheh me konkretisht? Si e ndjen shqetesimin nga keto endrra, ne cfare menyre te ndikojne?
    Shpjegimi qe kam me kaq informacion sa perban pyetja jote eshte qe ndoshta dicka ne vitin e fundit te ka nxitur nje ankth te vjeter qe mund te kete qene “ne gjume” per shume vite dhe qe shfaqet ne njefare menyre edhe ne endrrat e tua. Eshte e mundur qe ankthi i tanishem zgjon kujtimet e shkolles fillore. Megjithate do te doja te kuptoja me shume per te te dhene nje pergjigje me te qarte. Mbetem ne pritje te pergjigjes tende.
    Me te mirat,
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV