Këshilla/Blog

Nuk kam 03.06.2024

Pershendetje..prej 4 vitesh gjendja me filloj duke pasur veshtiresi ne frymemarje ndjeja ndryshime ne humor lodhje marramendje shum urth ne stomak fryrje etj.vendosa tbeja shum analiza dhe gastroskopi tgjitha mir dhe ne stomak thjesht refluks gogesirat mu bllokonin pa rehati ne cdo gje..vetem kur isha shtrri ok bija rehat..e lash punen psikologu me dha 1 ilac jo shum te fort e piva goxha pak ndoshta sikur i harrova pk kto siklete..me mrapa jeta ime ashtu vazhdon dhe u msova..u be 1 vit e gjys erdha ne gjermani per pun dhe filloja duke u rendu cdo dit..marramendje ngushtim ne fyt shum dhimbje trrupi dhimbje qafe mendova nga pa pun fillova direkt ne gastronomi disi pun e rend..vendosa te ikja te doktorri bera eko totale ne tiroide kisha nodul te madh me vendosen ti hiqja nderkoh cdo gje tjetr shum nrregull..u operova biopsia doli nodul kanceroz me ben 1 radiojod terapi me bon cdo analiz te mubdshme cdo cdo skaner ct shitingrafi je shum mir ske asgje jeta jote vazhdon 100vjec..nderkoh situaten e tiroideve e vuja shum se mu dukej sikur mora fund kalova ne depresion le tthemi..koka shum keq kisha frik per cdo gje te zgjohesha dhe mgjes..i mbarova kto pun po koka qafa trrupi kemebet e mira jan katastrrof 1 lodhje ekstreme me ndikon sapo un cohem nga krevati deri kur bi ngjum kam ca shqetsime shum te panjohura nderkoh dhe frika bashk me keto..analiza kontroll zemre vazhdoj dhe bej te mjeku familjes me tha qe e ke psikologjike..po gjendja psikologjike kaq e renduar le tthemi te ndikon ne trrup kaq shum dridhje trrupi keputje lodhje pa arsye frik se mos po me bie ndonje gje pa deshir per cdo gje sepse skam fuqi me keputen shpatullat nuk qendroj dot nkemb syt e turbulluar mundesisht du trri vetem shtrri..nuk e di..faleminderir

  1. Uarda Beçerri says:

    rshendetje dhe faleminderit qe jeni drejtuar faqes tone per te ndare shqetesimin tuaj!
    Me vjen keq te degjoj per veshtiresite qe po kalon. Kjo situate, lidhur kaq fort me shendetin fizik mund te jete shume sfiduese dhe e lodhshme per kedo dhe une te ftoj te me lexosh me qetesi dhe ti mendosh te gjitha keshillat duke reflektuar mbi veten dhe te gjithe situaten qe po kalon.
    Duke qene se perjetimet e tua jane shume te forta dhe te zgjatura ne kohe, do ju keshilloja te konsideroni te kerkoni mbeshtetje profesionale, per te kryer nje vleresim profesional dhe te merrni nje ndihme te specializuar. Terapia kognitiv-behaviorale (CBT) dhe teknikat e relaksimit mund te jene shume te dobishme dhe ndihmuese.
    Gjithashtu, do ju sugjeroja te mendoni edhe atashimin prane nje grupi mbeshtetes(terapi grupi). Kjo mund te ndihmoje ne uljen e ndjenjave te vetmise ne raport me situaten (e cila tani duket sikur je vetem ti qe po perjeton keto veshtiresi) dhe te ndihmon te mesosh strategji te reja perballuese duke modeluar menyrat e grupit.
    Teknikat e relaksimit jane gjithashtu te mira ne uljen e tensionit; Perpiqu te praktikosh teknika relaksimi si frymemarrja e thelle, meditimi ose joga per te reduktuar stresin dhe ankthin. Edhe aktiviteti fizik, ushtrimet e rregullta fizike ndihmojne ne reduktimin e stresit dhe permiresimin e humorit; nje ecje e shkurter mund te jete shume e mire.
    Ushqimi i balancuar dhe i shendetshem mund te ndihmoje ne permiresimin e energjise dhe humorit. Perpiquni te shmangni kafeinen dhe sheqerin e tepert.
    Sigurohu qe te keni nje rutine te rregullt te gjumit, te beni mjaftueshem gjume cilesor dhe merrni kohen e nevojshme per pushim dhe per tu relaksuar gjate dites. Eshte e rendesishme te mos e mbingarkoni dhe lodhni veten.
    Nderkohe, ne drejtimin e mendimeve dhe ndjenjave, mundohu te identifikosh dhe ti shkruash mendimet negative e perbri zevendesoje me nje mendim pozitiv. Hidhi nje sy vazhdimisht kesaj letre dhe perpiqu dalengadale ti vesh ne jete.
    Gjej kohe per aktivitete dhe hobi qe te pelqejne dhe te japin kenaqesi. Koha dedikuar vetes eshte nje e mire qe nuk duhet neglizhuar edhe ne ditet e veshtira.
    Vendos prioritete dhe menaxho kohen ne menyre efektive per te shmangur ndjenjen e te qenit i mbingarkuar.
    Bisedo vazhdimisht me familjaret dhe miqte per ndjenjat dhe shqetesimet e tua. Mbështetja e njerezve te dashur mund te jete nje burim i madh force dhe kapercimi.
    Do ju sugjeroja te merrni pjese ne aktivitete komunitare ose vullnetare. Angazhimi social mund te ndihmoje ne reduktimin e ndjenjes se izolimit dhe ndjenjes vetjake.
    Keto forma edukimi mbi gjendjen tende dhe menyrat e menaxhimit jane shume te mira per ti perballuar keto situata. Sa me shume te dish, aq me mire mund te perballesh me situaten.
    Nderkohe, do ju inkurajoja qe te vazhdoni te mbani kontakte te rregullta me mjekun per te monitoruar gjendjen dhe per te perjashtuar probleme te tjera shendetesore.
    Kujto gjithmone se ndjesi te tilla mund te jenë të përkohshme dhe me ndihmën e duhur, mund të kapercehet cdo gje.
    Faleminderit që ndave historinë tënde, shpresoj që këto këshilla të jenë të dobishme për ty dhe pres me deshire te na rishkruash.
    Uarda

  2. Nuk kam says:

    Shum faleimnderit..un mendoj nese esht e mundur te flas live o ne chat me ju me pages o pa pages tbej nje konsult dhe te me drejtoni cfar tbej..jetoj ne Gjermani..kam nevoj shum se spo jap drejtim asgjoje..jam cun 31 vjec cjam katandis kshtu..

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.