Këshilla/Blog

Engineer 27.03.2023

Pershendetje, vellai im eshte 23 vjec, gjithnje ka pasur prirje per biznes. Ka filluar te luaj lloto qe 17, ka pasur raste qe me ka kerkuar lek borxh qe ne ate periudhe. E kam ndihmuar une dhe prinderit, pastaj nje periudhe u qetesua e la. Pasi u mbyllen lojrat e fatit luante online, pastaj me nje shok krijoi nje biznes ku te tjeret mund te luanin online lloto, fitonte mire. Shoku i tij eci shume me kete pune, vellai im jo. Shpesh me thoshin shok qe e shihnin neper kaziono, prinderit e ndihmonin me lek une e ndihmoja me premtime boshe qe do heq dore. Sot me kerkon nje borxh shume te madh, dua shume ta ndihmoj por nuk mund ti besoj me. Di qe here pas here eshte shkeputur nha lojrat. Tashme e ben edhe si pune por luan edhe vet, ka raste sjell ne shtepi 20000€ ka raste aq na i kerkon borxh. Jam i deshperuar per ndihme, me keshilloni nje ekspert qe mund te na ndihmoje. Na premton do le bixhozin por jo punen e cila lidhet me bixhozin, kam frike ka marr lek me fajde. Ju lutem me keshilloni si te veproj.
Ju falenderoj per nismen edhe ju uroj shume suksese.

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me faqen e nukjevetëm.al.
    Më vjen keq për situatën në të cilën jeni si familje dhe aq më shumë për vëllain juaj. Duket qartë se vëllai ka një varësi nga bixhozi dhe nuk besoj se do të heqë dorë nëqoftëse do vazhdojë të jetë pjesë e këtij rrethi. Nuk mund t’ju këshilloj për t’ia dhënë apo jo borxhin që kërkon, sepse vendimi lidhet dhe me rrezikun që mund t’i kanoset nga fajdexhinjtë (ose jo).
    Gjithsesi, do ju sugjeroja që të fillonte sa më shpejt seanca psikoterapie, dhe duhet t’ju them që nuk duhet t’i lërë edhe nëse momentalisht i duket sikur është përmirësuar.
    Shumica e psikoterapistëve trajtojnë varësitë, kështu që mjafton të gjeni një që ju përshtatet.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.