03.04.2017
Pershendetje.
Kam nje problem madhor ne lidhje me te foluren.
Nuk ndihem mire, nuk ndihem une, nuk shprehem dot lehtesisht sepse kam mbajtje te gojes.
Si natyre jam pak e turpshme , e vogel kam qene me shume, dhe atehere me mbahej me shume goja.
Jam shume e ndjeshme. Dhe kur komunikoj me pjestaret e familjes me merret goja, skuqem
Ndihem keq nese dikush e kupton se me mbahet goja.
Nuk mundem, Kam vendosur te mos martohem kurre,
S’e di nese do me doje dikush dhe ska pse te me doje , por gjithsesi, kjo eshte ceshtje tjeter.
Pasi dhe me shendet mendor nuk jam e qete, Kam vuajtur dhe shume per nje dashuri.
pSE kur jam vetem dhe them mesimin me ze te larte sme mbaahet fare.
Ndersa ne klase shikoja shumicen dhe ndonjehere me shkaktonte probleme e folura,
Ndersa po te stimuloj ndonjehere trurin , dhe te them ji e qete fole, mun te rezultoje me sukses.
une e vuaj shume kete pjese.
Me duket se asnjehere sdo jem e lumtur,
Dhe ndjej keqardhje per veten, une jam e paraqitshme dhe me mesimet kam qene studente e mire,
Pse mua?? Mund te shkoj te nje logoped e di por mudesite sma lejojne
plus qe vete e kam te pamundur , pasi ndihem keq t’i them specialistit, qe me mbahet goja, smundem dua te qaje .
pres ndihmen tuaj sa me shpejt
faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Sa mire qe na ke shkruar, e ke shprehur diku ate qe te shqeteson ne menyre te dukshme.
Mirpo, belbezimi ne shume raste eshte nje simptome e nje shqetesimi tjeter sesa vete shqetesimi ne vetvete. Ne rastin tend, perderisa ti arrin te flasesh pa belbezuar kur je vetem, atehere me shume se tek nje logoped, une do te te sugjeroja t’i drejtoheshe psikologut.
Nderkohe me lejo te te pyes per te njohur pak me shume rreth teje. Kur ka filluar ky problem? A ka qene gjithmone ne te njejtin nivel? Pse mendon ti se mund te ndodhe? Cilat jane pritshmerite e tua dhe te tjereve ndaj teje? Si kane qene ato qe nga vegjelia e deri me tani?
Do te te sugjeroje te shikoje nje film, nese nuk e ke pare “The king speech” i cili i referohet kesaj problematike dhe tregon se mund t’ia dalesh nese perpiqesh ne zgjidhjen e problemit thelbesor.
Te pres ne letren e radhes.
Gjithe te mirat!
Me respekt,
Ardita Korriku, psikologe klinike
Me merret edhe mua goja me ndihmoni ju lutem
Përshëndetje kam nje problem te madh sespse me mbahet goja shum kur flas ne prani te shum njerzeve si psh ne shkoll kur flas para klases me mbahet shum goja por ne shtepi nuk e kam kete problem dua ta di se perseme ndodh kjo gje a eshte per shkak te stresit apo diqka tjeter
Dhe si mund ta heq kete belbzim dhe a mund ta heq edhe pa shkuar te ndonje logoped
Faleminderit
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem aty do te keni komunikim me ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Pershendetje kam problem se me mbahet goja shume sidomos ne prani te tjereve ,jo shume shpesh por ne disa fjale dhe nuk arrij ta nxejrr dot fjalen pa e perseritur rrokjen e pare shume shpesh ,kur jam vetem ndihem me ndryshe dmth nuk esht se me mbahet shume pak ,cfare duhet te bej?
Pershendetje mua ne disa fjale specifike me m bahet goja si pershembull Fjalet me shkronjat (T,R) me se shumti. Anglishten e flas shume mir dmth nuk e kam shume problem vetem gjuhen shqipe ..
Pershendetje te ftojme qe ta dergosh shqetesimin tend si pyetje te re ne menyre qe te merrni pergjigje nga Ekspertet e faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem
Pershendetje, jam 33 vjec dhe me mbahet goja, edhe kur kam qene ne shkolle kam pas probleme por kam patur shoqeri te mire dhe mesues te mire se kur e shikonin qe nuk mundja e beja me shkrim.
Mua me shume me mbahet goja kur jam me emocione ose me shume tek zanoret. Dhe kur behet fjale me fol gjuhet e huaja e kam akoma me te veshtire. Une doja te dija nga ana mjekesore ca duhet te bej sepse une sjam kontrolluar kurre sepse nuk me ka vajtur mendja ndonje her, se kam trajtuar si problem.
Pershendetje, ju lutem postojeni pyetjen tuaj si pyetje me vete ne menyre qe njeri prej profesionisteve tane te mund t’ju ktheje pergjigje.
Per udhezime se si mund te postoni nje pyetje shihni kete video te shkurter: https://www.youtube.com/watch?v=EajeoJ96YEo
Gjithe te mirat
Stafi i Nukjevetem
Pershendetje te njejtin problem kam edhe un ju leutem a mund te me ndimoni edhe mua