Sour Cherry 10.10.2019
Pershendetje,
Kam vetem nje muaj qe kam filluar universitetin jashte Shqiperise dhe larg familjareve te mi. Por po has shume veshtiresi ne ambjentimin me mjedisin e ri. Me duket cdo gje shume koti dhe e shemtuar krahas atyre gjerave qe kisha ne Shqiperi. E njejta gje ndodh edhe me njerezit. Pervec se nuk me pershtaten ne mendime une vetem i aneksoj te gjithe si te njohur dhe nuk dua te bej shoke te rinj pasi dua te mbetem me ata qe kam pasur ne gjimnaz. Nuk me intereson asnje karakter qe ta njoh me thelle dhe si jap askujt mundesine te me njohe mua pertej “ckemi si je mire”.
Sikur e gjithe kjo te mos mjaftonte kam edhe hallin e prinderve dhe tarifes se shkolles te cilen me duhet tua kthej. Dhe fakti qe ata po tregohen kaq suportues kunddrejt cdo gjeje me ben te ndihem akoma me keq. Sikur leket te rriteshin ne peme do e kultivoja me shume kujdes kete pemen vetem qe prindrit te mos i vija ne siklet.
Dhe pervec te gjithe kesaj nuk mund tu them prinderve sesi ndihem ne te vertete ne kete vend sepse do merziten edhe ata. Dhe gjeja e fundit ne bote qe dua te bej eshte te merzis ata.
Cfare mund te bej per ta lehtesuar pak kte barre qe mbaj mbi supe?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar neve shqetësimin tënd. E kuptoj që je në një ndryshim të madh në jetën tënde dhe normalisht me cdo ndryshim vjen një periudhë përshtatje, por edhe stresi.
Në thelb, gjithë kjo mobilizon veten tonë për tu marr me situatën. Nuk e di se sa kohë ke ti që studion pasi ti nuk e përmend në letër, por përshtypja ime është që s’duhet të jetë kohë e gjatë.
Sigurisht që shkëputja nga ambjenti familjar, proteksioni dhe siguria, miqtë të cilëve u besojmë, por mbi të gjitha edhe ndryshimi i rutinës së përditshme, përshtatja me një kulturë të re dhe gati gatiperceptimi I një “starti nga zero” janë sfida të mëdha.
Gjëja e parë që duhet kuptuar është që nuk I ke “humbur” asnjë nga personat apo gjërat që janë domethënëse për jetën tënde. Prindërit e tu duket se janë shumë suportues (me aq sa shkruan ti) dhe miqësitë që ke patur në rast se janë të mira, mund të mbahen dhe mirëmbahen në kohët e sotme në forma shumë të mira dhe të shpejta. Madje, mbase mund të marrësh këshilla shumë të mira prej tyre se si të ndërtosh miqësi të reja.
Tjetra është që kërkohet ta kthesh situatën duke e parë ndryshe: Duket sikur ti je në në luftë për të mbajtur status-quone tëndë, duke shmangur cfarë është përballë teje që mund të jetë po aq e mirë dhe emocionuese ose të paktën është ndryshe, po ti s’po I jep shanse. Unë e kuptoj që është një formë protektive, po barra që ti po na kërkon ta lehtësojmë krijohet pikërisht prej kësaj gjëje.
Ka arsye të tjera pse po I shmang njohjet, miqësitë dhe kontaktet?
Do të këshilloja të filloje me hapa të vegjël, diskutime të vogla, kuriozitet ndaj njerëzve dhe kulturës, marrje pjesë në ndonje klub a sport që të pëlqen. Kërkohet që ti japësh kohë përshtatjes, por duhen bërë përpjekje në rast se ti ke zgjedhur të studiosh dhe të vazhdosh atje. Të paktën jepi kohë tani në start dhe merr kohën tënde për të reflektuar në një moment tjetër.
Përsa I përket përgjegjësië ndaj prindërve, e kuptoj që dëshiron ta realizosh sa më shpejt, por gjitthashtu mendoj që është shumë e rëndëishme të merremi njëherë me gjërat prioritare dhe që kemi në kontroll. Për momentin është përshtatja dhe të mësuarit. Me kalimin e kohës, mund të shqyrtosh mundësitë që janë për punë.
Mendon që prindërit të kanë vendosur një afat? Në rast se jo, pse po ja vendos vetes tënde pikërisht tani? Kush do ishte përgjigja jote në këtë rast?
Shpresoj se përgjigja të të ketë ndihmuar disi, por qëndrojmë në kontakt për cdo gjë që do të diskutosh më tej.
Të uroj gjithë të mirat më tej,
Almandina