Këshilla/Blog

Roni 06.10.2020

Kam ulje te vetbesimit dhe nuk mund te krijoj shoqeri. Kam pengesa te shpreh veten lirshem. Me ndihmoni ju lutem se me eshte bere problem i perditshem dhe me shkaterron cdo dite e me shume

  1. Megg says:

    Pershendetje! Te njejten gje po kaloj dhe une.Ne fakt nuk me mungon vetebesim dhe jam nje njeri i komunikueshem dhe shume i sjellshem.Familja gjithmone me k mesuar qe te sillem me edukate. Jo por te mburrur veten po kam nje zemer shume te mire dhe I ndihmoj shume te tjeret.Filloj muhabet cdo gje shkon mire pastaj krejt pa pritur s ma varin me ,e marrin si te mireqene miresine time dhe kthejne krahet.Plus kur kane interes vijne e bejne si te miret e botes sikur me duan shume. Ne kete moment ku une s duhet ti ndihmoj me kap nje shtregim a ankth ne kraharor e ndergjegja e madhe qe kam s me lejon ti kthehem ashtu sic e meritojne.Se kuptoj cfare duhet te bej qe te kem dhe une sadopak shoqeri, se te behem “e keqe” a behem dot?

  2. MSc. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,
    Kuptoj qarte qe nderveprimi me njerez te ndryshem gjate dites, ne situata dhe per qellime te ndryshme ndonjehere mund te sjelle paqartesi, ankth ndoshta ne momente te caktuara dhe turp. Ajo qe dua te kuptoj me mire, nese me lejon, eshte cfare te pengon te nderveprosh natyrshem, cila eshte frika jote? Qe kur e ndjen peshen e ketij shqetesimi? Ke veshtiresi ne krijimin e shoqerive te reja, apo nderveprimi eshte i penguar dhe me persona te afert apo familjare per ty? Ajo cka sygjeroj mund te jete, te kontaktosh ekspertet ne chat per te folur me gjate ne lidhje me kete ceshtje ose mund te konsiderosh mundesine per te takuar nje psikoterapist, i cili mund te te vije ne ndihme per te kuptuar me mire mendimet dhe ndjesite e tua dhe sebashku mund te eksploroni menyra per ta tejkaluar kete pengese. Faleminderit qe ndave shqetesimin ketu!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.