Këshilla/Blog

09.08.2018

Pershendetje.Eshte normale te kesh mendime te keqija te tipit sikur po te iken mendja,friksohesh sa her shef dike qe i ka ik mendja.dikur kisha frik nga vdekja por tani kam kto mendime ne koke.Ju lutem me ndihmoni e me thoni cte bej.Ndihem vertet shume keq.

  1. Dr. Elisa Berdica says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke kontaktuar per problemin qe ke.
    E kuptoj qe mendimet negative po te shqetesojne, por do te vleresoja sikur te mund te na jepje disa informacione me te detajuara. Ne menyre me specifike: sa kohe ka qe kane filluar keto mendime? A ka ndodhur nje event i vecante apo a ka ndonje moment qe te kujtohet kur keto kane filluar? Ti permend qe te bejne te ndihesh vertete keq, a mund te na thuash nese ndihesh keq fizikisht, ke probleme me frymemarrjen, rrahjet e zemres apo dicka tjeter te ngjashme? Na thuaj dicka rreth jetes tende, familjare, sociale, marredheniet e punes.
    Frikerat iracionale jane shume te zakonshme. Keshtu jane dhe mendimet negative qe lidhen me shendetin tone apo me vdekjen. Eshte deri diku normale te shqetesohemi per shendetin tone mendor apo per njerezit e dashur rreth e rrotull. Por nese keto shqetesime na interferojne me jeten e perditshme atehere eshte mire te kerkojme ndihme. Te menaxhosh mendime te tilla vete kerkon shume sforco prandaj une do te te keshilloja te shkoje te nje psikolog. Sigurisht ajo qe mund te besh per momentin eshte te ndryshosh fokusin e vemendjes, pra te mos e mbash te mendime te tilla por te mendosh dicka tjeter. Duket e thjesht per t’u thene por me pak sforco mund t’i thuash ‚STOP‘ ketyre mendimeve. Gjithashtu jeta aktive e shendetshme dhe sporte te ndryshme mund te te ndihmojne.
    E kam te veshtire te arrij ne ndonje konkluzion nga aq pak informacione sa na ke dhene prandaj do te pres per nje pergjigje e mund te shkojme ne me teper detaje.
    Te pershendes,
    Elisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV