Imperia 19.07.2024
Si mund te ndaloj mendimet vetevrasese ? Gjendja emocionale e renduar , me bene te le diten e punes sot dhe te mendoj si mund te vras veten. Shkova deri te blerja e substances qe mund te shkaktonte vdekjen.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur, e kuptoj që po kalon një kohë shumë të vështirë dhe dua të të them se nuk je vetëm. Ne jemi këtu për të të mbështetur.
Imagjinoj se e ke shumë të vështirë dhe të ka kapluar një dhimbje që do ta pushosh me çdo kusht ose nuk po mund ta përballesh. Ke bërë shumë mirë që na ke shkruar dhe ndaluar veten. Zgjidhje ka edhe për gjendjen që po kalon, sado e rënduar. Besoj se ajo që ti po kërkon është të kalojë kjo gjendje dhe të gjesh kuptimin e jetës sërish.
Është mirë të kërkosh dhe të marrësh ndihmë që kjo që po kalon të kuptohet dhe të flitet më mirë. Mbështetu te miqtë, familjarët, tregoji dikujt që mund të ndërhyjë direkt kur të kap fort ky mendim. Hiq stimujt që ke marrë, p.sh., substancën.
Të gjithë ne e gjejmë besimin edhe kur nuk e kemi. Ke thjesht nevojë për ndihmë më shumë dhe ka persona të afërt dhe profesionistë që mund ta ofrojnë!
Nëse do të na shkruash më shumë për dhimbjen tënde dhe çfarë ta ka bërë të vështirë deri në këtë pikë, na shkruaj me gjatë.
Alma