Këshilla/Blog

Anonim 05.06.2023

Pershendetje ju lutem me ndihmoni,me kap shume paniku nga mendimet e mia negative te cilat se di pse me ndodhin,mendoj sikur do me iki mendja dhe do lendoj ndonje,me hipen si frike se mos behem e rrezikshme per te tjeret,nga frika e ketyre mendimeve me nisin djersitje,afshe te nxehta keputje dhe ndjesi ethesh.Ju lutem nese me ndihmoni pasi nuk kam mundesi te ndiqem nga nje psikolog

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm.al!
    Më vjen keq për gjendjen tënde, mesa kuptoj duket se nuk po arrin të kontrollosh mendimet e tua. Nuk jam shumë e qartë për natyrën e mendimeve (të duket sikur do lëndosh dikë? Apo dhe diçka më shumë se kaq?) dhe kjo do ndihmonte në një orientim më të mirë.

    Gjithsesi, do të të sugjeroja që të kontaktoje tek chat–i i kësaj faqeje për të bërë seanca interaktive (që janë falas) dhe të bësh një konsultë me një mjek psikiatër. Mjekë psikiatër ka dhe në poliklinikat publike (shtetërore), ku janë pa pagesë.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV