Këshilla/Blog

Ina 13.06.2023

Prsh me eshte kthyer ne problem shume shqetesues pasi me rri mendja gjithe diten aty,mendoj sikur po jetoj kot,sikur eshte me mire te vdes (edhe pse skam asnje problem ne jete,asnje veshtiresi qe sdua te perballem) kam nje jete shume te mire pa shqetesime dhe gjera te tjera por e vetmja gje qe me prish pune eshte ankthi qe me vjen nga mendimet e mia. Ju lutem nese mund te bej dicka per ti shmangur keto mendime. (Dhe kur i harroj dmth qe jam mire,me shkon mendka tek gjendja ime qe mund te kem kaluar dhe aty nis perseri)

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Ina,

    Faleminderit që na besove dhe shkruajte shqetësimin tënd. Të paktën një herë në jetë çdo njeri, vë në pikëpyetje ekzistencën e tij “Kush jam unë?” “Për çfarë jetojë unë?” Është normale ta gjesh veten duke menduar në lidhje me çështje ekzistenciale, por në momentin që këto ndërhyjnë në cilësinë e jetës dhe në përditshmëri është një alarm që duhet punuar.
    Unë do të sugjeroja të mos i shmangje këto mendime por të ishe kurioze në lidhje me to. Po të shtroj disa pyetje dhe më tej të ftoj të më rishkruash përsëri. Sa kohë ke me mendime të tilla? E mban mend herën e parë që po mendoje se jeton “kot” apo është më mirë të vdesësh? E lidh me ndonjë situatë të jetës tënde? Përpiqu të identifikosh momentet/situatat që ti fillon dhe ke këto mendime. Si të bëjnë të ndihesh këto mendime? Si të ndihmojnë në funksionimin tënd? E marr me mend që mund të jetë shumë e vështirë të shijosh gjërat që ke apo që bën, kur ndërkohë ke këto mendime.
    Nëse ti nuk ke asnjë problem apo vështirësi (siç ti shprehesh), pse do ia vlente më shumë të vdisje se sa të jetoje? Nga njëra anë më jep ndjesinë sikur po përpiqesh ti japësh kuptim jetës tënde. Kjo është diçka pozitive. Njeriu, gjatë gjithë jetës është në kërkim të gjetjes së një qëllimi në jetë. Cfarë do të bënte ty të ndiheshe më e plotësuar? Ose, si mund ta mbushësh jetën tënde me gjëra për të cilat kanë kuptim për ty dhe jetën tënde?
    Ji kurioze për gjerat që të rrethojnë dhe mundohu të shijosh ato që ke dhe pse jo të jesh në kërkim të vazhdueshëm për gjëra të reja.
    Nëse sheh se kjo gjendje zgjatet në kohë dhe në intesitet, kërko ndihmën e një psikologu klinik/ psikoterapist. Ndërkohë, unë jam këtu me dëshirën për të të ndihmuar.

    Deri në letrën tënde të radhës, uroj që të jesh mire.
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.