Këshilla/Blog

Blu 16.12.2020

Jam fejuar me mblesëri , por sndjej asgjë për personin tjetër, se di sa persona mund të përfshije, por jam gjatë gjithë kohës duke pritur që të ndodhë dicka dhe unë të vdes. U bën pothuajse dy muaj kështu, dhe unë pranova sepse shikoja gëzim në sy të familjes, por ajo çfarë bëra më shumë, ishtë vrasja e vetes…sdua as të flas me atë person, por përsëri flas…qaj çdo natë se sndjej asgjë dhe më mungon ajo jeta “e vogël” që bëja përpara…nuk e di por nuk ndihem fare mirë…nuk kthehem dot sa mprapa se smundem dot…thjesht dua të shprehem dhe të mos e mbaj çdo gjë brenda meje se dita ditës po më shkatërron dhe sdi as se kujt ti drejtohem tjetër kujt…dua me patjetër që të ndodhë diçka dhe unë të vdes, ose mendoj çdo ditë që të vdes, por jo që kam bërë diçka për të lënduar veten…kam frikë, më vjen keq…nuk e di?

  1. MD MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje e dashur,
    E lexova me shume trishtim pyetjen tende. Deshperimi qe ndjen vjen nga situata ne te
    cilen ndodhesh dhe nje zgjedhje qe eshte bere per ty. Deshira qe te vdesesh eshte nje
    fantazi qe te duket sikur mund te te shpetoje nga kjo situate dhe imagjinoj qe vjen nga
    fakti se e ke te veshtire te mendosh nje zgjidhje tjeter. E kuptoj qe gezimi i familjes
    tende eshte i rendesishem per ty dhe shpresoj qe edhe lumturia jote te jete po aq e
    rendesishme per ty dhe per familjen tende, prandaj me duket e nevojshme qe te flasesh
    me ta per si ndihesh ne te vertete. Cfare deshiron ti per veten? Cfare te mungon nga
    jeta qe beje me pare? Nese nuk e do personin me te cilin je fejuar, duhet te besh nje
    zgjedhje tjeter per veten tende. Uroj shume qe kjo te ndodhe! Mbetem ne pritje te
    pergjigjes tende!
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.