Këshilla/Blog

Arta 08.12.2022

Pershendetje ,
Jam nje vajze 22 vjece dhe jam martuar para 5 muaj, jetoj me prinderit dhe gjysherit e burrit tim. Me gjysherit kaloj shume mire me duan dhe i dua , poashtu edhe me vjehrin, por me vjehren jo , eshte nje tip qe deshiron mos te jemi te lumtur ne dhe e nxit burrin tim shpesh qe te zihet me mua, une merzitem shume , dhe nga merzia me kap dhimbje lukthi dhe me vjen per te vjelle, ndonjeher edhe vjell, por nuk di si ta menaxhoj sepse mundesi per te dale ne shtepi tjeter nuk kemi sepse keshtu duan familja te qendrojm te gjithe bashk me nje shtepi.
Ndonjeher dua te ndahem por pastaj mendoj nenen time qe do merzitet shume , edhe une poashtu, jam e ngarkuar psiqikisht dhe nuk jam asnjeher rehat , jem tip shume e e mbyllur dhe e ndjeshme , qaj shume shpesh dhe ndihem e merzitur gjithmone. Nuk e di se a eshte vendim i drejte ndarja sepse burri im me shume i beson nenes se tij se sa mua, jo qe te bej vetem time te mire por un jam e edukuar shume saqe asnje fjale nuk i them asaj(vjehres) ajo perseri seshte e kenaqur . Cfare te bej ,ti dal zot vetes edhe un duke folur apo te heshti prap ?

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Arta,

    Më vjen keq që je e përfshrë në dinamika të tilla familjare. Sigurisht, kushtet nuk janë të lehta për ty dhe përjetimi është akoma më i vështirë. Ajo që shoh më emergjente në rastin tënd, është gjendja jote psiko-emocionale. Ngarkesa psikologjike (mërzitjet e herë pas hershme, të qarit, mbyllja në vetvete) shoqërohet me simptoma fizike si dhimbje lukthi apo të vjella. Ky është një alarm që duhet të kujdesesh dhe të vendosësh në prioritet shëndetin tënd. Nga letra jote kuptoj se tre marrëdhëniet që kanë nevojë të punohen janë marrëdhënia jote me vjehrrën (vendosja e kufijve), marrëdhënia me bashkëshortin (mungesa e besimit dhe komunikimit) dhe marrëdhënia me nënën (frika e zhgënjimit apo lëndimit).
    Ndoshta, mund ta ndjesh veten dhe si të pa fuqishme në këto marrëshënie. Më vjen keq. Unë të sugjeroj komunikimin asertiv, ti dëgjon nevojat e të tjerëve por vë në prioritet nevojat e tua. A e ke bërë këtë më parë? Nevojat mund të jenë: të jesh e qetë, pak kohë për veten tënde, apo të dëgjohesh më shumë, etj. Për çfarë ke nevojë ti tani? Si mund t’i plotësosh nevojat e tua? Përpiqu të identifikosh nevojat e tua në një letër dhe jepi kohë vetes për të kuptuar se si mund t’i përmbushësh këto nevoja.
    Të sugjeroj të komunikosh me bashkëshortin, nënën apo edhe vjehrrën. Tregoju se çfarë realisht të shqetëson dhe se si kjo gjë po ndikon në shëndetin tënd. Më pas, je vetëm ti që mund të vendosësh në lidhje me situatën në të cilën je. Uroj që përgjigjia ime të të ketë ndihmuar dhe ndihu e lirë të më rishkruash për pyetjet më lartë apo për çdo gjë që të vjen në mendje si shqetësim.

    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV