Mutizmi selektiv 01.03.2024
Pershendetje jam nje vajze 21 vjec dhe kam nje problem me te shprehuren ,nuk e them dot ate qe mendoj nuk e mbroj dot femijen tim kur i ben dikush presion ,nuk kundershtoj dot ,e mbaj gjithmon perbrenda si mund ta ndihmoj veten
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që komunikove me faqen e nukjevetëm! Në lidhje me shqetësimin
tënd, siç kuptohet nga titulli, është mutizëm selektiv? Nëse po, do të të sugjeroja të përpiqeshe të
monitoroje vetem për situatat në të cilat bëhesh më e stresuar dhe të përpiqesh gradualisht të
flasësh, qoftë dhe duke bërë prova në shtëpi si fillim. Më pas, gradualisht përpiqu që të thuash
qoftë dhe pak fjalë deri sa të përmirësohet. Sigurisht, nuk është e lehtë dhe në fillim mund të
duket shumë e vështirë, por gradualisht ka përmirësim.
Gjithë të mirat,
Veronika