Këshilla/Blog

Eri 20.07.2021

Kam njohur dike para 4 vitesh, folem me pas e nderprem dhe mbas 3 vitesh rikthehet dhe flasim prap. U lidhem ai iku ne angli dhe qe nga momenti qe ka vajtur andej vetem rri ne instagram, nuk ka kohe per mua, me thot me prit sa te vi une, jam ftohur thot pa arsye dhe kjo gje po me shkaterron. Sa her qe i jap fund ne momentin qe ai me shkruan pavarsisht se i premtoj vetes qe jo une i shkruaj serisht dhe ndodh e njejta gje ai nuk ndryshon

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje,

    Me vjen mire qe ke kerkuar ndihme per kete çeshtje, por gjithashtu me vjen keq per situaten e paqarte ne te cilen ndodhesh. Mesa kuptoj nga letra jote, behet fjale per nje raport ne distance, qe ty po te mban “varur” dhe te cilin jo vetem nuk po e shijon siç duhet shijuar nje lidhje, por i cili po te “shkaterron” (siç ke shkruar ne leter).

    Ajo qe ne dime per marredheniet e shendetshme ne çift eshte se ato karakterizohen nga dashuria, komunikimi i hapur, empatia, respekti, barazia – te cilat jane reciproke. Nese keto mungojne, lidhja ka pak gjasa te jete e shendetshme dhe afatgjate; dhe mund te shoqerohet me nje stres te larte.

    Kuptoj nga letra jote qe ke nevoje te marresh nje vendim dhe sugjerimi im eshte te mendosh per veten dhe nevojat e tua, para gjthçkaje.

    Per te te ndihmuar, ndoshta, marrjen e nje vendimi, te ftoj te reflektosh me veten mbi disa pyetje:

    Çfare ndien per ate person? Çfare mendon per te, per personalitetin e tij, per sjelljen e tij? Çfare te pelqen tek ai? Çfare nuk te pelqen tek ai? Nese do i vije cilesite e tij ne peshore, cila ane do peshonte me shume? Kur jeni bashke si ndihesh? Kur flisni si ndihesh? Kur nuk flisni, çfare ndodh brenda teje? Si je ti me te? Si je pa te? A e perfytyron veten me te? E perfytyron veten pa te?

    Ndoshta kam listuar shume pyetje, por synimi teksa po te shkruaja ishte qe te merrje kohe me veten per te reflektuar per veten tende dhe nevojat e tua, per personin tjeter dhe per raportin tuaj ne te tashmen, duke i vendosur gjerat ne perspektive (e ardhmja: kur mendon per te ardhmen me te, çfare sheh?)

    Nese do vazhdosh te ndihesh “e bllokuar” siç te ndiej tani, te sugjeroj te flasesh me nje psikolog me tej, qe te marresh nje ndihme akoma me te madhe sesa kjo pergjigje.

    Duke folur me nje profesionist do te ndihmohesh per ta pare situaten me qarte dhe per t’u çliruar nga ngarkesa qe ke aktualisht, çka do te te ndihmonte per nje vendim me te mire ne dobi te vetes.

    Ne faqen tone ke nje hapesire chat-i ku mund te flasesh live me psikolog/psikoterapist, ne oraret e shenuara.

    Te pershendes,

    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV