Këshilla/Blog

Sopaj 23.10.2023

Prsh.jam prind i vajzës,me kohë kam vërejt nervozizëm ne sjelljet e saja, por pastaj e shprehu Shqetësimin e saj, dhe kishte pasur mendime Negative,deri në atë masë që të mbys veten,por para se të na tregoj neve si prindër kishte kontaktuar me Psikolog dhe kishte kërkuar ndihmë. Pas dy muaj seanca me Psikolog tash Psikologu tha se tani Shqetësimi për mbytjen e vetvetes e ka tejkaluar, nuk e ka atë Mendin më. Arsyeja përse ka ardhur deri këtu kishte qenë se kishte menduar se neve nuk e afrojmë afër vetes se e neglizhojmë dhe e anashkalojmë. Çka t’bëj

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na shkruajte dhe më vjen keq për periudhën që po kaloni, ju dhe vajza juaj. E marr me mend që ka qenë e vështirë për ju si prind kur keni kuptuar që fëmija juaj vuan dhe ka mendime të tilla. Kjo mund të ketë ndikuar dhe në përjetimin e ndjenjave të fajit nga ana juaj. Gabimet si prind janë të paevitueshme dhe është normale. Besoj se nervozizmi i vajzës ka dashur t’ju informojë juve se ajo është duke vuajtur dhe ka shprehur nevojën për t’ju pasur juve pranë. E shoh shumë pozitivisht faktin që vajza juaj ka kërkuar ndihmë në psikolog dhe po aq pozitivisht shoh dëshirën tuaj për ta ndihmuar atë duke na shkruajtur në faqe. Është e rëndësishme t’i qëndroni afër, të flisni me të dhe të kaloni kohë cilësore. Pyeteni për cfarë ka ajo nevojë dhe si ju mund ta ndihmoni. I shprehni dashurinë dhe interesin tuaj. Ju mund t’i tregoni vajzës suaj se jeni aty për atë dhe të gatshëm për të punuar bashkë për gjendjen e saj psiko-emocionale. Gjithashtu, ju sugjeroj që nëse vajza juaj është minorene (dhe jo vetëm) të kontaktoni me psikologun e saj, gjithmonë nën dijenin dhe lejen e vajzës, për të kuptuar më shumë mbi problematikat dhe se si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj.

    Ju uroj më të mirat dhe ndihuni të lirë të na rishkruani.

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. Sopaj says:

    Po Vajza është minorene, dhe gjithnje jemi në kontakt edhe me Psikologun. Tash eshte situatë shum me mirë, Psikologu është në kontakt edhe me vajzen edhe me neve si prindër. Adoleshenca ishte periudha e vështir tek gjinia femrore. Tash është shum me mirë, shum me komunikative, shum me e qartë. Ju faleminderit për mbeshtetjen e juaj. Persh.Sopaj

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.