09.05.2017
Pershendetje! Po ju shkruaj sepse ka disa kohe qe ndjehem konfuze dhe e frikesuar ( ndoshta). Them ndoshta sepse frika eshte nje ndjenje dhe problemi im ka te beje pikerisht me ndjenjat. Prej disa muajsh tashme me duket sikur jam bere e pandjeshme, ne kuptimin e plote te fjales. Asgje s’me ngjall emocion apo te me beje pershtypje. Skam as frike, as trishtim, as mallengjim, as gezim, as entuziazmim, as seder,as vrasje ndergjegjje… absolutisht asgje. Brendesia Ime eshte teresisht “e bardhe”. Me shqeteson kjo gjendje sepse me duket sikur po humb ne zbrazetire. Me perpara ndjeja brenda vetes dashuri te pamase per njerezit rreth meje. Familja, shoqeria dhe te tjere te aferm ishin kuptimi I jetes time dhe mallengjehesha pafund kur ua shprehja ndjenjat (dhe kjo ndodhte rralle) apo kur ata tregonin afeksion ndaj meje, ndersa tani pavareisht dashurise se tyre qe une e di qe eshte gjithmone aty, une nuk ndjej asgje per t’jua kthyer. A nuk eshte e cuditshme qe njeriu te mos ndjeje ngrohtesi as kur nena e perkedhel dhe I thote se e do??? Dhe dua te theksoj se nuk kam patur absolutisht asnje krisje marrdheniesh me askend, as ne familje e as ne shoqeri. Per te shtuar, me pare ndjeja nje afeksion dhe ngrohtesi te madhe per bebet e vogla, I adhuroja, por tani keto ndjesi sjane me. Me pare isha shume idealiste. Kisha te rrenjosura ne mendje e zemer disa parime thelbesore per qenesine time dhe asgje s’mund te me bente t’i shkelja ato, edhe nese ndonjehere do duhej te veproja edhe ne dem te interesit tim personal per hir te idealit. Ndersa tani keto ideale jane zhdukur. Me pare te degjoja per nje femer qe eshte dhunuar do ma bente zemren cope e therrime ndersa tani jam thjesht indiferente. Gjeja me e “frikshme” qe mund te permend per ta bere sa me te qarte gjendjen time eshte nje rast i pak me shume se nje muaji me pare. Une dhe i dashuri im dyshonim mos isha shtatzane dhe per 3 dite deri sa bera analizat per te konfirmuar plotesisht qe kjo gje s’ ishte e vertete ai ishte i tmerruar ndersa une nuk po ndjeja ASGJE. Nuk donim asnjeri te kishim nje femije ne ate moment pasi rrethanat nuk ishin te pershtatshme per asnjerin nga ne dhe jo se gjerat nuk shkojne mire ndermjet te dyve, dua te them qe marrdhenia jone eshte e normale. Pra nuk ishte deshira per ta patur ate femije shkak i neutralitetit tim. Idea se brenda meje mund te rritej nje qenie tjeter nuk me ngjallte asnje emocion. As frike, as shqetesim, as gezim, as mallengjim… ASGJE.
Veprimet e mia nuk kane me nje udherrefyes logjik por ndodhin thjesht sepse ndodhin. Eshte si te thuash qe mendja dhe zemra ime jane vene ne “stand by”. Ndjej thjesht “ASGJE”, dhe kjo sme pelqen aspak. Dua te jem prap ajo qe kam qene. Dua qe mendja ime te marre kontrollin mbi mua dhe zemra ime te filloje te shkrije.ME PARE isha nje njeri I qete ne pergjithesi. E matur ne veprime dhe fjalepake.E kujdeshme gjithmone per te tjeret. Ndersa tani me duket sikur “kam marre kot”. Bej gjera qe me perpara i shkoja tek te tjeret dhe me pelqenin kur te tjeret i shijonin ama per mua e ndjeja se nuk ishin te pershtatshme. Me pak fjale kam ndryshuar me 180°.
Ajo qe eshte me e cuditshmja eshte se kjo gjendje nuk ka ndonje shkaktar konkret ose te pakten une nuk arrij te evidentoj dicka si te tille. Kam nje jete mese normale. Jam studente, jetoj prej dy vitesh ne kryeqytet ndersa prinderit e mi vazhdojne te jetojne ne qytetin prej nga vij. Kam nje jete te rregullt dhe me kete dua te them qe nuk kam perdorur kurre drogra, duhan, alkool etj. Dicka te ngjashme, por jo ne kete shkalle, kam filluar te perjetoj edhe para rreth dy vitesh. Ndjeja se kisha humbur disa ndjeshmeri por mendoja se ishin gjera qe vinin me moshen. Pastaj kisha nje periudhe te shkurter “normaliteti”. Por prej nga vera dhe ne vazhdim gjerat filluan te ftohen serish vec se kesaj rradhe me shpejt dhe me shume. Ju lutem me jepni ndonje mendim se ku mund te kerkoj ndihme per zgjidhjen e problemit tim. Ndoshta nuk jam treguar e qarte ose ndoshta kjo qe po ju them per ju nuk ben sens sic nuk ben per te gjithe ata qe me kane degjuar te flas per kete ceshtje, por kjo gjendje per mua eshte bere sfilitese dhe une dua te jetoj serish si nje njeri “normal”. Faleminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
pershendetje
problemi qe po ndan tek kjo faqe duket qe eshte mjaft shqetesues per ty,nga ajo qe lexova me siper kuptova qe para se te kishe kete bllokim emocional ke qene nje tip shume emocional duke qene se the qe je shume idealiste,dashuroje te gjithe njerezit e afert rreth teje etj etj cdo gje eshte shume e bukur nga ato qe me the me siper te mendosh qe njerezit i kane humbur idealet sot
por kjo ndonjeher vjen me nje kosto shume te madhe e dashur,i gjithe ai lum emocionesh qe perjeton kur je nje njeri kaq i ndjeshem ben qe mendja te tjengopet me keto perjetime te njepasnjeshme sa i jep nje “shutdown” ose ate qe thua ti ftohtesi emocionale,keshilla ime eshte qe te vazhdosh me me pak sforco te vazhdozh te besh po ato gjera qe te pelqejne edhe pse ne fillim do te duket sikur po e ben nga zori apo po e ben “fake” do shikosh qe pak nga pak ato ndjenjat do ti kesh prap sepse nuk ke ndryshuar ti,ti je po ai person me ato ndjenja dhe emocione qe te bejne aq te mire….
dite te bukur
Faleminderit Nensi dhe doktoresha Korriku per kohen qe I keni kushtuar shkrimit tim dhe per keshillat dashamirese. Do u pergjigjem disa prej pytjeve qe ju doktoreshe me drejtuat. Se pari, kur them dy vite me pare I referohem vitit kur isha maturante dhe jo pikerisht periudhes se transferimit ne Tirane. Dhe mund te them qe stresin nga kjo periudhe tranzicioni nuk do e vleresoja si shkaktar te problemeve te mia emocionale pasi kam qene nxenese shume e mire dhe kam patur besim tek vetja per sa i perket shkolles. As transferimi ne Tirane nuk ka qene I veshtire per mua pasi kam qene e rrethuar nga familjare e miq te afert gjate gjithe kohes dhe mungesa e prinderve dhe jetes se meparshme nuk eshte ndjere shume. Per te vazhduar me periudhen e “normalitetit”, periudhe qe nisi ne korrik dhe vazhdoi te venitej pak nga pak deri sa arriti ne kete stad qe pershkrova me siper. Qetesine e perkohshme ma solli pjesemarrja ne nje kamp kristian gjate korrikut. Aty rigjeta disa lidhje me besimin qe I kisha keputur me force prej vitesh. Bashke me besimin gjeta edhe forcen brenda vetes per te ndjere dhe per te shprehur ndjenjat. Ajo jave me sherbeu si pasterim shpirteror pasi kam qare e kam qeshur pafund dhe cdo gje e kam bere me zemer. Por nuk besoj se besimi ne Zot eshte zgjidhja per te cilen kam nevoje pasi do ishte hipokrizi qe t’i drejtohem Zotit vec sa here une ndihem e dobet nderkohe qe ne pjesen me te madhe te kohes une jam indiferente ndaj tij. Nga vera dhe ne vazhdim mund te evidentoj dy raste qe me kane shkundur emocionalisht. Njeri me ka bere te ndjej emocione pozitive e tjetri me ka dhene te kunderten. Pastaj na zene vend bardhesia. Nuk di se sa e qarte jam. Do ju isha shume mirenjohese nese do me ndihmonit me ndonje kontakt te nje specialisti te fushes te cilit mund t’i drejtohem per me teper. Edhe nje here faleminderit per kohen qe me lushtuat. Gjithe te mirat!
Pershendetje e dashur!
Faleminderit qe na ke besuar dhe ke ndare me ne ate cfare te shqeteson.
Po e nis nga cfare na ke shkruar ne fund, qe kjo gjendje eshte bere sfilitese dhe shqetesuese per ty, per derisa ti nuk do te jesh keshtu. Keto jane ndjenja dhe pse jo positive per ty, por kjo tregon qe ti ndjen, pra nuk je e zbrazet. Ashtu sikurse edhe e permende ne fillim, frika eshte nje ndjenje dhe ti ndoshta po e ndjen, apo jo. E kuptoj qe shqetesimi yt eshte qe nuk ndjen me si me pare, por ta vleresojme faktin qe ti nuk eshte se nuk ndjen fare. Eshte e kuptueshme qe njerezit ndryshojne, fatmiresisht. Shpejtesia apo menyra e ndryshimit eshte e ndryshme tek cdo njeri dhe shpesh here tek i njejti person ne kohe te ndryshme. Kete gje e ke vene re dhe ti, pasi te ka ndodhur kjo gjendje dhe me pare e me pas ke ndryshuar. Pra, ti mund ta ndryshosh serish kete gjendje qe nuk te “pelqen”. Duke qene ketu, si arrite t’i rikthehesh gjendjes tende te “normalitetit” heren e pare? Ti permende qe nga vera ka filluar kjo gjendje. Nese e mendon mire a ka ndonje ngjarje te vecante, qe mendon se mund te kete lidhje me rifillimin e kesaj gjendje reduktimi emocional (nese mund ta cilesojme keshtu gjendjen tende)? A sheh ndonje lidhje mes fillimit te kesaj gjendje heren e pare dhe rifillimit heren e dyte? Nese nuk gaboj, para dy vitesh qe te ka ndodhur per here te pare, ka qene dhe viti ne te cilin ti ke levizur nga qyteti i lindjes per ne Tirane, apo jo? A mendon qe mund te kete ndonje lidhje domethenese? Ndihma qe mund te te japim ketu ne faqen tone te keshillimit eshte dicka, por nuk eshte asnjehere si ndihma e drejtperdrejte qe mund te marresh nga psikologu, ndaj vleresoje dhe mundesine qe te takosh nje psikolog/e. Megjithate, une te sugjeroj te vleresosh marrdheniet, situatat, vendimet ashtu sikurse te vijne dhe jo duke i matur me nje etalon se si ke qene me para e si je tani.
Pres te na shkruash serish, qe te me tregosh pak me shume dhe per pyetjet e ngritura me lart.
Te uroj me te mirat.
Me respekt,
Ardita Korriku, Psikologe Klinike
E dashur Mike…
Kur njeriu humb te gjitha gjerat ne shpirtin e saj …Jane shkaqe depressioni dhe sado ato miq fallco qe ke pasur te jan dukur qe te kan mbajtur afer ste jan dukur as per moments financiare vetem te Kane shpenzuar e te kan len menjeane …I dashuri apo Shoku kurre se ke pas afer ose ke pas burre te Martum qe shumica gjejn dashnore nga rrethet qe vijn I perdorin e I hedhin rrugeve …me e sinqert ne shkrim sepse te gjith ajo zbrazesi aty te con dhe mungesa e lendeve narkotike qe nuk do te thote se e ke pire shpesh sikur njeher ta kesh marr ajo aty te con ne zbrastesi ..rrethanat e tua Jane qe te ikesh prej Tirone e shko vend tjeter ku te gjesh njerez qe te rrethojn me dashuri …dhe shko tek ndonje psikolog per tu rrefyer qe te trajtohesh me medicaments qetsuese….se depressioni po te shkaterron cdo gjo Brenda systemit te trunit …e po te iku truni …te shkon jeta neper spitale e dashur ….