Këshilla/Blog

Keis 24.01.2021

Pershendetje.
Dicka qe me shqeteson tek vetja ime eshte qe jam natyre e ndrojtur qofte ne pune ne shtepi me ata qe jetoj apo dhe ne shoqeri.Me pak fjale kudo.Nuk e shpreh dot lirshem ate qe mendoj dhe nuk them dot jo per mos ju prishur qejfin te tjereve.Si mund ta menaxhoj sepse me penalizon shume tek pjesa e punes?! Faleminderit!

  1. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me sa kuptoj frenimet e tua jane ne rrethanat sociale, qe nenkupton qe eshte prania e te tjereve qe ty te ben te ndihesh turp apo te ben te pasigurt. Une do te te inkurajoja te mundoheshe te kuptoje se cfare te ben te ndihesh e ndrojtur. Ke frike prej gjykimit qe te tjeret mund te kene per ty apo ndihen dicka tjeter specifike qe te motivon te terhiqesh? Ti thua qe e ke dhe me familjaret kete qendrim dhe me kete mund te kuptoj se ky qendrim I terhequr eshte pjese e natyres tende qe mund te jete zhvilluar qe prej femijerise. Nuk mund te te jap nje keshille se si ta menaxhosh kete sjellje duke qene se di shume pak per ty, por do te te ftoja ta vazhdonim biseden ne chatin e nukjevetem.al per te biseduar pak me gjate me shpresen per te kuptuar burimin e frenimeve qe perjeton. Te mirepres. Gjithe te mirat.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV