Këshilla/Blog

19.05.2016

Pershemdetje.si mund te mbushem me pozitivitet,se kam shum negativitet brenda vetes,as nuk qesh,as bej muhabete.jam i ndrojtur,skam vetbesim as vullnet per me hec para..skam shpresa…cila esht me e mira per mua

  1. M.Xh says:

    Pershendetje, cdo njeri ka pjese te karakterit te tij qe e bejne nje njeri ekpresiv, ekstrovert apo introvert dhe te ndrojtur. Ajo qe doja te kuptoja eshte se cfare kuptoni ju me “negativitet brenda vetes” fakti qe nuk qeshni ose nuk perfshiheni ne aktivitete me te tjeret? Do ju keshilloja qe te filloni te mendoni dhe reflektoni se cfare i mbajne gjalle keto menyra tek ju. Ka pasur ngjarje ne jete qe kane ndikuar qe ju te beheni me te mbyllur, te humbisni vullnetin dhe te ndeheni pa shprese ? Nese po, atehere do te ishte mir te punohej per te kaluar ato situata qe ju kane bere te pervetesoni dhe te mbani gjalle keto sjellje qe ju keni shprehur me lart. Do ju sygjeroja qe te fillonit te perfshiheni ne gjera te vogla qe ju bejne te ndjeheni mire, ne gjera qe e ndjeni veten te afte per ti bere, te shoqeroheni me njerez qe kane besim te ju dhe qe ju keni besim te ta edhe per ti shprehur gjera sado te voga, psh edhe emocionet qe keni perjetuar ne nje dite. Mundohu ti vesh vetes qellime te vogla per ti arritur, dhe puno per ti arritur ato, edhe kur ndjen se spo ja del, mos hiq dore por mendo per gera te tjera qe mund te arrish, mos u dorzo por kerko me teper nga vetja jote. Sa here qe ndjen qe ske vetbesim, kujto te gjitha ato situata kur ti ja ke dale mbane sepse sado te vogla qofshin ne te gjithe kemi arritur suksese ne jete.

  2. MSc. Eugena Lile says:

    Pershendetje!
    Jam shume e lumtur qe po shkruan. Me ate qe kuptoj nga ajo cfare lexova shoh qe je filluar te jesh pak pozitiv fakti qe po kerkon te ndihme, tregon qe nuk deshiron me te jesh ne ate gjendje dhe kjo eshte shume pozitive. Sapo u bere pozitiv. Te kuptuarit qe dicka nuk po shkon mire me veten tone dhe deshira per ta ndryshuar eshte celesi i zgjidhjes se cdo lloj problemi qe kemi me veten. Do te ftoja te shikoje brenda teje dhe te gjeje dicka qe te pelqen pafundesisht te besh, pra qe te jep kenaqesi. Te lutem ndaje dhe me mua. Pastaj me ler te kuptoj ke shume kohe qe je ne kete gjendje?
    Me shkruaj. Faleminderit.

  3. G says:

    Po znjsh Eugena..i ndrojtur kam qen gjithmon,por tash kohen e fundit me shum..fakti nje histori dashurie ..dmth nuk.me pelqen vetja me..nuk di cte them me shum po dua te jem me aktiv si ne shoqeri ashtu edhe ne femrat,ose ne njerez te panjohur..dua me pas vetbesim,e mos flasin njerzit keq per mua..

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV