13.02.2016
Pershendetje do doja te dija nese mundeni te me ndihmoni ne disa tema te cilat nuk di me ke ti diskujtoj edhe si te kontrolloj situaten.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme per pyetjen dhe qe na je drejtuar.
Do te te luteshim te na shkruash mbi temat dhe problematikat e tua sa me qarte dhe specifikisht, ne menyre qe ta drejtojme pyetjen tuaj tek eksperti perkates.
Presim pergjigjen tuaj.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je Vetem
Nje nga problemet e mia eshte se kur dikush me lendon ose ben nje veprim i cili sme pelqen dhe mua me fyen me kalon nga mendja ti bej keq..te vras ose ti gjuaj..ti bej disa tortura..madje i mendoj edhe me detaje..pavarsisht se nuk bej asgjen me te vogel. Dua ti largoj kto mendime po sgjej dot menyre.
Jeta gjithmonë ka sfidat e saj.
Disa here shum te veshtira
Problemi im eshte se une nuk duroj dot asnje person te bertasi. Nuk ka te bej nese me ngren tonin e zerit mua apo dikujt tjeter, rendesi ka qe nese un jam prezente ne nje situat te till pesoj krize paniku. Kjo ndodh pasi para disa vitesh kam patur probleme familjare dhe tani me kan kaluar 4 vite qe shpesh her pesoj te njejten krize. Nervat nuk mundem ti kontrolloj dot..kur dikush me lendon ose ben dicka e cila me nevrikosh mendoj nese do ta vrisja cmund tr ndodhi..madje edhe me detaje. Kjo ndjenj edhe kto mendime qe kam shpesh her me bejn shum keq pasi nuk e di arsyen pse me ndodh kjo gje dhe si ta heq nga mendja.
Përshëndetje,
Unë e shikoj si një aspekt shumë pozitiv që Ti po kërkon këshillë në lidhje me këtë shqetësim. Pyetjet e tua unë do ti ndaja në dy çështje. Në fillim është shqetësimi me ngritjen e zërit. Nga ajo që kuptoj është se ngritja e zërit të shkakton një inat shumë të madh. E ke vënë re se kur ndjen më shumë inat: kur është burrë apo grua personi që bërtet? Pse? Në cilat raste ti ndjen më shumë inat? Çfarë të shkakton kur dikush bërtet? Mesa duket ky shqetësim lidhet me problemet që ti ke kaluar në familje. Si lidhet me këto probleme? Si kanë ndikuar ato që kanë ndodhur në këtë që ti ke tani? Ke folur me ndonjë për këto probleme? Ndoshta duhet të punosh me historinë në familje.
Në lidhje me shqetësimin e dytë duket se kur dikush të lëndon ti imagjinon se do ti bëje diçka të tmerrshme. Megjithatë, ende nuk ke bërë asnjë sjellje lënduese ndaj askujt. Pra, inati që ti ndjen kur dikush të lëndon transformohet në një imazh ose mendime shumë të forta të reagimit tend ndaj personit. Njerëzit janë përgjegjës për sjelljet dhe jo për mendimet. Nëse ti arrin të kontrollosh sjelljen, nuk ka pse t’ju kushtosh shumë rëndësi mendimeve. Nuk e di sa të kam ndihmuar.
Gjithe te mirat
Pershendetje doja te tregohesha i hapur per veten time per te folur per mua se jam ne nje gjendje nga e cila spo dal dot , nese nje person kushdo qofta me merzit me fjale me ofendon ose me lendon me fjale une filloj dhe nervozohem shum ,kur nervozohem une kaloj ne disa faza , ne fazen e pare pasi nervozohem mua me vjen te bertas dhe te shaj me pas nga kjo faze kaloj ne fazen tjeter ku me vjen ta godas ose qelloj personin ne fjale ,dhe gjithashtu kur nervozohem me vjen ti qelloj godas ose shuk sendet dhe mobiljet qe kam afer dhe nuk arrij te kontrollohem ne asnji menyre gjithashtu njerezit me kan thene se une behem teper agresiv dhe teper nervoz nuk e kuptoj nga me vijne gjith kto shqetesime qe kam per kte problem timin , ju lutem tme gjeni nje zgjidhje per nervat e tepruara qe kam pasi nervozohem aq shume sa arrij qelloj edhe te afermit e mi nga nervat e tepert ju lutem me ndihmoni me jepni ndonje keshill se cfare duhet te bej qe te gjej paqe dhe qetesi me veten time
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Te lutem postoje shqetesimin tend ne rubriken Pyetje e Re ne menyre qe nje prej eksperteve te mund te te kthje nje pergjigje. Gjithashtu u lutem te shkruani dhe moshen tuaj. Gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem