16.02.2016
Pershendetje. Urime per kte isjativ te mar. Shqetesimi im eshte sepse jam shum nervrike dhe zdi si ti qetesoj. Nuk e di a ka ilac per qetesimin e nervave. Nervozohem per gjen me tvogel shperthej. Dhe kur rri ne qetesi qe skam me ca merem haj thonjt ose luaj me gishtat me njeri tjetrin. Mundohem ti kontrolloj duart por prap levizin ?. Nuk i mbaj ne qetesi duart. Esh vertet e bezdizshme. Me ndihmoni dot qoft dhe me nji keshill.. Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Faleminderit qe na keni shkruar dhe kerkoni keshillen tone. Shqetesimi juaj konsiston ne nervozizmin qe keni ne pjesen me te madhe te kohes. Reagimi me i shpeshte eshte ngrenja e thonjeve. Kjo eshte nje sjellje e zakonshme e shume njerezve ne momente nervozizmi. E kuptoj qe duhet te jete shume e lodhshme kjo menyre te vepruarit. Do doja te dija se kur ka filluar ky shqetesim dhe nese ka ndonje ngjarje apo mendim qe e paraprin? Nderkohe, te sugjeroj te besh teknika relaksimi, te cilat mund te gjenden te shpjeguara ne shume site ne internet. Nese mundesh te merresh me meditim ose yoga do te ishte shume mire. Gjithsesi, nese do te duash informacione te metejshme, mos hezito te na shkruash.
Gjithe te mirat!
Shum faleminderit per pergjigjen tuaj. Kjo gje me ndodh dhe kur jam e qet shpirterisht qe skam asnji problem. Me ndodh perher kur nuk jam duke u mar me ndonje gje. Dhe ka ndodhur qe ne moshen e adoleshences grenia e thonjeve rreth te 14 dhe deri sot qe jam 21.
Pershendetje serish,
Me sa po kuptoj pjesa e nervozizmit nuk lidhet domosdoshmerisht me ngrenien e thonjeve, pasi po thoni qe kete veprim e beni edhe kur nuk jeni ne ankth apo ne nje shperthim nervozizmi. Megjithate, edhe pse ju thoni qe e beni gjithmone kete veprim, une do ju keshilloja te monitoroni veten ne lidhje me te. Do vini re qe nuk ju ndodh gjithmone sic thoni, dhe nga ana tjeter do vini re dhe mendime qe e paraprijne. Megjithate, ju sugjeroj fort qe te merreni me teknikat e relaksimit dhe ne rast se keni deshire dhe mundesi te takoheni personalisht me nje psikolog.
Ju uroj me te mirat!