Këshilla/Blog

Isi 27.09.2021

Pershendetje doktoreshe doja te dija se pse nervozohem aq shpejt jam e martuar kam dy femije kam vajzen te madhen nuk e di jam fiksuar shum keq me sjelljen e saj ajo eshte vetem 5 vjece por une merzitem shum shpejt dhe i bertas shume te lutem me ndihmo nuk di si te veproj jam shum e trishtuaj sepse une e dua shum vajzen time nuk dua ta merzis edhe ate te luteem me kthe pergjigje te lutem shum doktoreshe…

  1. Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me faqen tone. Mund te ndodh shpesh qe femijet te shkaktojne emocione konfuze per prinderit: nga njera ane eshte dashuria per ta dhe nga ana tjeter sjellja e femijeve mund te sjelle zemerim dhe acarim.
    Vlen te mendoni per pak se cilat jane momentet qe ju zemerojne me shume tek sjellja e vajzes dhe te reflektoni mbi to. A ka disa sjellje qe ju zemerojne me shume? Mund te ndodh qe prinderit presin qe femijet te sillen ne nje menyre te caktuar: te mos bertasin, te rrine urte, te mos behen pis, t’u binden prinderve kur u shpjegon dicka etj etj por harrojne qe femijet nuk kane ende zhvillimin mendor dhe emocional qe t’i bejne te gjitha keto si nje i rritur. P.sh. nje femije mund te ulerase se nuk di se si te menaxhoje nje emocion, nderkohe qe prindi ndihet i frustruar per ate qe ben femija. Ndonjehere ndihmon nqs kupton arsyet qe fshehen pas sjelljes se femijes, qe edhe vete femija nuk i ka te qarta. Mund te kete raste qe femija thyen gjera ne shtepi sepse nuk merr vemendjen e mjaftueshme.
    Gjithashtu, besoj se dy femije mund te jene sfidues per ju (dhe per partnerin) dhe shpresoj qe te keni ndihme dhe mbeshtetje ne rritjen e tyre. Nje keshille praktike eshte qe ne momentin qe ndjeni se jeni e acaruar, te largoheni nga ajo situate dhe te merrni disa frymemarrje te thella ne nje dhome tjeter.

    Gjithe te mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV