01.10.2017
Jam ne gjendje shum te keqe, sepse moren jetenn shokut tim aulonit. Dhe qe 18 dit nuk mund te Vi ne vete. Aq shum merzitem nuk mund te flej deri ne mengjez Duke qar ? Ju lutem me ndihmoni ….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falemnderit qe keni ndare shqetesimin me ne. Vdekja e Aulonit ka tronditur gjithe shoqerin Kosovare, e aq me teper familjaret dhe miqt e tij. Duke qene ti shoku i tij e kuptoj sa e dhimbshme dhe e veshtire eshte ta pransoh humbjen e tij. Ne fakt kur ballfaqohemi me humbjen e dikuj te dashur ne perjetojme shume emocione si gjendje shoku, mospranim, zemerim merzitje etj.
Te gjitha keto kane te bejne me pikellimin. Nga njehere keto ndjenja na duken frikesueese, shkaterruese por jane reagime normale kur ne humbim dike te rendesishem ne jeten tone. Pikellimi, perpos qe eshte nje process\ emocional ai shoqerohet edhe me simptome fizike si : rraskapitjen, neverinë , humbjen e imunitetit, humbjen apo fitimin në peshë,shtrëngime, dhimbje dhe pagjumësi .
Menjehere pas humbjes eshte shume e veshtire te pranojme se cka ka ndodhur. Mund te ndihemi te shokuar, te mpire,e kemi te veshtire te besojme qe humbja ka ndodh perseri, madje perpiqemi edhe ta mohojme ate. Edhe pse e dim qe personi jone i dashur ka ikur , ne mund te vazhdojme te presim qe ai te shfaqet, kjo domethene eshte faza e pare qe njihet si faza e shokut ose e mohimit.
E perseris qe te gjitha keto jane reagime normale.
Pas stadit te pare te MOHIMIT,vjen stadi I fajit dhe zemerit ku ju ndjeni te zemeruar dhe ndjeni nevojën që të fajësoni dikë pë humbjen dhe padrejtësinë që ju është bërë ,pastaj vjen stadi I Trishtimit, kjo qe e ke shprehur ti, perjetojme nje meriztje te thelle,dhe krejt ne fund ndodhe stadi i Pranimit, ku me ne fund ne pranojme dhe jemi ne paqe me ate se cka ka ndodhur.
Nuk do te thot qe secili njeri kalon pikerisht ne keteo stade,por pak a shume pas humbjes se dikujt te dashur ballfaqohemi me diqka te tille. E rendesishme per tu kuptuar eshte se jane reagime mormale dhe se procesi I pikellimit kerkon kohe. Sherimi ndodh gradualisht. Te disa, zgjat me shume e te disa me pak.Eshte shume ndihmuese te flisni me te tjeret per ndjenjat e juaja.Te ndash dhimbjen me te tjere e bene me te lehete ate.Fol me miq dhe anetaret e familjes.Mos vuaj i vetem, mos rri I izoluar. Te qendrosh I lidhur me te tjeret te ndihmon te sherohesh.
Ti mund te na shkruash sa here qe ke nevoje,
Gjithe te mirat dhe kujdesu per veten,
Selvi