Anti 13.09.2023
Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje
Me duket se kam obsesionet kompulsive dhe nga pamunfesia per tu trajtuar me ndonje specialist te shendetit mendor po iu drejtohem ketu
Theksoj se kam frike nga cdo gje qe veproj psh. Nese nuk i bëjë gjerat me ndonje numer te caktuar (sipas mendimev nderhyrese) diqka e keqe do te ndodh pastaj detyrohem ta beje veprimin deri me ate numer sa te me thote mendja qe tani jem ne rregull
Jam besimtare, bëjë lutje, falemderoj Zotin ne cdo sekond te jetes per bekimet qe kam ne jetë po edhe gjate lutjes me pershperisin obsesionet duke me thene “ nese nuk e thua lutjen 6 herë radhazi, diqka do te ndodh”
Ose sipas mendjes nese nuk hy ne ndonje ambient qe me thote mendja per tu lutur, nese jam shtrirë detyrohem te ulem, nese jam ulur detyrohem te zgjohem ne kembe e keshtu me radhë
Nese dal kam frikë dhe nuk me vjen interesant asgje
Nese eshte ndonje atmosferë e mirë mendja me thotë tani po kënaqesh por cfarë nese pas 1 minuti te ndodh diqka, dhe pastaj smund ta shijoj momentin
Vlen te ceket se nuk kam mundesi me trajtime nga pikologet
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Anti dhe faleminderit që keni ndarë me ne shqetësimin tuaj.
E kuptoj vështirësinë me të cilën po përballeni dhe më vjen keq.
Kjo që ju ndjeni provokon një ngarkesë shumë të madhe në psikën tuaj dhe ju vështirëson jetesën përmes mendimeve të mundimshme.
Unë dëshiroj shumë t’ju ndihmoj dhe do ndaj me ju disa këshilla që uroj të ndryshojnë disi mendimet tuaja.
Si fillim, provoni të analizoni mbi çfarë ndjeni duke praktikuar kështu teknikat e ndërgjegjësimit, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të ndërgjegjshëm për mendimet dhe ndjenjat tuaja pa i gjykuar ato. Ndërgjegjësimi mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë impulset tuaja.
Mundohuni të punoni në sfidimin dhe rikthimin e mendimeve negative dhe iracionale që shtyjnë kompulsionet tuaja në mendime pozitive (përmes nxitjes verbale- thuaja vetes me zë të lartë atë që kërkon të bësh).
Ekspozimi dhe parandalimi i reagimit është një formë e veçantë e dizenjuar për trajtimin e obsesioneve, e cila përfshin përballjen gradualisht me obsesionet tuaja pa iu përgjigjur kompulsioneve. Këtë mund ta kryeni gradualisht, duke e ngacmuar disi zonën komforte, por jo deri në pikën që provokohen ndjesi të fuqishme jo të mira.
Gjithashtu, mësimi i teknikave të relaksimit si frymëmarrja e thellë ose relaksimi i muskujve progresiv mund të ndihmojë të reduktoni ankthin që shoqëron obsesionet.
Një aspekt i rëndësishëm është dhe kujdesi për veten, i cili vjen duke u kujdesur për një dietë të balancuar, gjumë të mjaftueshëm, ushtrim fizik të rregullt si dhe të ndërtoni një rrjet mbështetjeje rreth vetes. Ndani me miqtë ose anëtarët e familjes përvojat tuaja dhe ata mund t’ju ofrojnë mbështetje emocionale dhe mund të ndajnë me ju informacion ndihmues dhe suportues.
Duke qenë se më thoni që për momentin nuk janë mundësitë të takoni një psikolog, unë do t’ju ftoja të merrni pjesë në chat-in live që zhvillon faqja jonë, të cilin mund ta verifikoni nëpërmjet rrjeteve sociale datën dhe orën e saktë se kur zhvillohet.
Ju falenderoj e pres të dëgjoj sërish nga ju,
Uarda
Faleminderit shume per perfjigjen dhe keshillat tuaja, meqenese jam fillestare dhe nuk di si funksionon faqeja, mund te me tregoni ku te verifikoj chat-in live ju lutem
Pershendetje dhe falemiderit qe na shkruani serish. Per tu futur ne chat mund te ndiqni videon ne linkun e me poshtem.
https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&list=PLEpHY9p8DulApTn5nY-QTcdGzNyyKQKQ3&index=6&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Oraret e chat publikohen ne profilin tone ne instagram dhe facebook permes story.
Gjithe te mirat,
Nukjevetem