Këshilla/Blog

09.05.2016

Pershendetje jam 38 vjeqare dhe me mundon pagjumsia.kjo gje ka filluar para 10 vitesh dhe perdori xanax per gjum..te lutem me ndihmo si ta zgjidh ket problem nese ka ndonje metod …

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje
    E kuptoj shqetësimin tuaj dhe ndikimin qe mund te ketë kjo ne jetën tuaj. Po me thoni se keni një kohe mjaft te gjate qe keni veshtiresine për te fjetur dhe se po përdorni Medikament për te luftuar pagjumësinë. Fillimisht me lejo te pyes nëse doktori te ka rekomanduar medikamentin? dhe a ke shkuar te konsultohesh përsëri me te? Për sa kohe keni përdorur Xanax? Përdorimi i medikamentit duhet bere për një kohe te caktuar dhe doza e shkruar nga mjeku duhet ndjekur me saktësi, pasi është një medikament qe krijon varësi ne momentin qe keqpërdoret.
    A lidhet fillesa e kësaj problematike me ndonjë ngjarje ne jetën tende? Me trego diçka rreth ditës tende? Si është një dite normale e jotja? Cfare pune bëni?
    Problemet me gjumit janë te shpeshta te shume njërës dhe po aq serioze sepse ndikojnë funksionimin normal. Përveç medikamenteve ne zgjidhjen e këtij problemi, ekzistojnë disa mënyra psikoterapeutike te cilat do te ndihmojnë te përmirësosh problematiken me gjumin, për ketë do te këshilloja te takosh një psikolog drejtpërdrejte pasi efektiviteti i ndërhyrjes do te jete me i larte
    Megjithëse unë mund te jap disa këshilla permes faqes sonë për te përmirësuar praktiken e gjumit, te theksoj se mënyra me e mire është qe te punoni me një specialist ballë për balle ne mënyrë qe ju te përshtatni ndërhyrjet e duhura me natyrën e jetës tuaj

    • Higjiena e para gjumit ka shume rendësi, mos konsumo kafe ne orët e pasdites, mos flini përgjatë ditës, mos konsumo alkool përpara gjumit, përpiqu te pushosh nga aktivitete qe ke përpara se te shkosh për te fjetur
    • Gjithashtu krijimi i një rutine para gjumit është efektive, duke e përshtatur këtë me jetën tuaj dhe ambientet. Krijoni një ambient te qete ne dhomën e gjumit, duke shmangur TV dhe vendosjen e orës ne mur pasi shqetësimi i orës se vone pa gjumë iu mban te zgjuar. Gjithashtu shmang qëndrimin shtrire ne shtrat përveç kohës kur shkon për te fjetur ne mënyrë qe te bëni lidhjen e shtratit me kohen e gjumit
    • Qëndrimi ne shtrat duke pritur qe tu zërë gjumi për me shume se 30 minuta ju lodh dhe nuk ju ndihmon te flini. Ne këtë periudhë ku jeni trupi juaj është mësuar me një sasi te caktuar gjumi. Vini re se ne çfarë ore flini dhe sa ore gjumi bëni dhe përpiquni te shtiheni ne atë ore për te fjetur duke ndjekur rutinën para gjumit. Kjo do tu ndihmoje qe te rikrijoni orët biologjike te gjumit dhe gradualisht cilësia e gjumit do te përmirësohet pasi do te jeni me e çlodhur
    • Gjithashtu e rëndësishme është te sfidosh mendimet e tua mbi gjumin. Shqetësimi mbi pamundësinë për te fjetur behet aq i madh sa kthehet ne shkak i problemit. Ne mënyrë paradoksale ndodh qe shqetësimi qe ti nuk mund te flesh ndikon mënyrën e te menduarit dhe ju le pa gjumë. Përpiqu te mos mendosh faktin se nuk mund te flesh, si do ta kalosh natën, te presësh me sy hapur deri sa te marre gjumi. Shmangia e këtyre mendimeve negative qe veç rrisin ankthin, do iu ndihmojnë te ndiheni me e relaksuar dhe si pasoje mund te përmirësosh aftësinë për te rene ne gjumë apo cilësinë e tij.

    Flasim serish e gjithë te mirat
    Sabjola Bregu

  2. Anonymous says:

    Pershendetje e nderuar deshta te pyes edhe un kam qrregullime ne gjume sidomos ne kohet e fundit.Kam 5 dite pa gjum (me 3 4 ore gjum ne kto 5 dite).Qfare me rekomandoni qe te bej?

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,
      Ju lutemi qe te shkruani nje Pyetje te Re ne menyre qe nje ekspert t’ju pergjigjet.

      Faleminderit per mirekuptimin,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  3. Anonymous says:

    Pershendetje , kam dhimbje tek kapku i syrit !
    A ka lidhje kjo me pagjumesi ?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.