Këshilla/Blog

07.09.2017

Pershendetje dhe pune te mbare! Ka disa kohe qe me ka kapur paranoja dhe dyshimet. I marr shakate seriozisht dhe gjithmone me duket sikur me tallin. Jam gjithe kohes ne siklet perreth njerzve dhe dyshoj ne cdo gje qe thuhet ose veprohet rreth meje. Me duket sikur te gjithe e kane me mua ate qe thone apo bejne. Kjo ndodh edhe sepse kam ne rrethin tim shoqeror njerez shpirtligj e dashakeqes, por po me shkaterron kjo gjendje sepse keto cilesi po ua atribuoj edhe te tjereve qe nuk jane te tille. Ju lutem nje keshille nga ana Juaj.
Faleminderit

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje,
    Do te doja te me flisje pak me shume për veten për te kuptuar moshën tende, gjininë, çfarë bën ne përditshmërinë tende dhe informacione qe ndihmojnë për te kuptuar se cilit person po i drejtohem. Shoh qe ke bere një kërkim mbi shqetësimet qe ke duke i diagnostikuar si paranoje, por ky proces shpesh ndikon për keq pasi mund te keqkuptosh dhe atribuosh ndjenjat një problematike apo një tjetër. Gjithashtu me shkruan se rrethi jot miqësor përbëhet nga njerëz dashakeq, a mund te me shkruash pak me shume mbi këtë? Çfarë situatash te shqetësojnë me shume? Ne familje te ndodh kjo gjë?
    Me shkruaj pak me shume mbi këto detaje,
    Mbetemi ne kontakt

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV