11.02.2016
prsh nuk do
dua te pyes per vetem po per nje person te familjes time.ai gjithmone ka qen nje person nevrik po pa e trepuar ndersa tani ka pothuakse nje vit qe kur e kapin nervat te ofendon ne menyr banale dhe nqs si ke ber asgje.nuk dim si te sillemi me te.un jetoj ne franc i kemi sygjeruar nje psikolog por nuk pranon ai mendon qe eshte okey por ai ka arritur te thot ju vras ose ti vej duart ne fyt vellait te tij dhe ne nuk dim me si te sillemi me te dhe kjo zgjat vetem 10 min.me ndihmo cfare duhet te bej cfare mund te ket kam filluat te mendj qe nuk eshte me normal!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
E kuptoj shqetësimin tuaj dhe e besoj që një situatë e tillë ka ndikuar negativisht marrëdhëniet në familje. Por duket që ju po kërkoni një zgjidhje dhe i afërmi juaj është me fat që ka një familje që kujdeset për të. Nga informacioni kuptoj që së fundmi ju kanë shqetësuar shpërthimet e zemërimit që i afërmi juaj ka. Edhe pse zemërimi është një nga emocionet bazë, funksioni i të cilit është motivimi për ndryshimin e situatës dhe përballja me kërcënime, në disa raste të tjera ai mund të fshehë emocione apo cështje me të cilat përsoni nuk ndihet shumë rehat, i shmang ose me cilat nuk ka punuar. Dhe në këto raste, sic edhe ju përshkruani sjelljene të afërmit tuaj, zemërimi mund të shfaqet me të bërtitura, ofendime dhe agresivitet.
Për të qënë më specifike në përgjigje, do të nevojitej një informacion më i zgjeruar mbi situatat që e nxisin zemërimin e tij, ndodhitë e vitit të fundit që kane intensifikuar shfaqjen e zemërimit dhe ndodhi të patrajtuara të së shkuarës së tij.
Mesa kuptoj, sjellja nuk konsiderohet problem nga ai vetë , gjë e cila vështirëson kërkimin e ndihmës në këtë fazë.
Megjithatë, ju si familjarë mund të ndihmoni duke biseduar qetësisht me të, duke mos u vënë në pozita mbrojtëse kur ai sulmon në biseda, duke u përpjekur të kuptoni se si familjari juaj mund të ndihet, duke lexuar ju dhe ai informacion që lidhet me gjëndjen e tij. Kjo mund ta ndihmojë atë të takojë një psikolog, gjë të cilën e rekomandoj.
Ju falenderojmë që i jeni drejtuar për ndihmë portalit tonë.
Denisa Ndreka , Psikologe