Hasan 05.02.2021
Pershendetje,
kohet e fundit kam patur disa probleme, si psh mungese perqendrimi, mungese e e gjumit naten dhe shpesh here dremitje e pakontrolluar gjate dites pune minutash ne intervale te ndryshme. Ndjej nje si tip djegje tek pjesa e brendshme e hundes, ndonjeher me ndodh nje impuls i pakontrolluar tek dora e djathte. Me e keqja eshte se kam patur edhe mendime te keqija ne disa momente ( per te grisur parate e pensionit, per vrasje etj). Kam biseduar dhe me familjaret me kane thene qe ne disa momente kam qene duke folur me vete, por dhe ato dhe un sdijme kujt mjek ti drejtohemi per kete situate. Djali me thote mos eshte Andropauza por un mendoj se mos kam ndonje depresion. Ju lutem me jepni ndonje diagnose nese keni hasur nje rast te tille, qe te dij ku mjek te drejtohem para se te me perkeqesohet situata. Ju falenderoj per punen tuaj!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nga sa ke pershkruar, nga natyra e veprimeve te pakontrolluara qe po perjeton mund te jete e nevojshme qe si fillim te konsultohesh me nje mjek neurology per te kuptuar nese mund te kete shkaqe oraganike te ketyre shqetesimeve. Per sa I perket dyshimit qe ti ke se mund te jesh duke kaluar nje gjendje depressive do doja te kuptoja me shume mbi kete, pse e quant e till? Mund te me tregosh dicka me shume per mendimet qe ke patuar per vetevrasje? Prej sa kohesh ndihesh keshtu? Do te te sygjeroja gjithashtu te
konsultoheshe edhe me nje mjek psikiater per te bere nje ekzaminim te pergjithshem te situates ne te cilen ndodhesh nese rezultatet e konsultes me mjekun neurology do te te rezultojne ne norme. Te uroj gjithe te mirat dhe te mirepres nese do te duash ta vazhdojme biseden.
Dorina