12.01.2018
Pershendetje!
Un dua te them kete gje sepse qdo dit perballem me kete, mua me ndodh shpesh qe te jem i lumtur te kem vet besim i afroj njerzit ngat vete me humor, me sjellje te ndryshme, njoftoj shum njerz, por nesrit jom nje tip i mbyllur si nervoz pritoj te flas ti pershendes njerzit e dashur ndihem shum i vetmuar thuaj se gjith bota eshte kunder meje dhe lendohem leht, pse te me ndodh kjo ne kaq kohe te perafert dhe shpesh a mundet dikush te me jep nje shjegim.
Ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Duket se humori yt eshte I luhatshem, pra jo I qendrueshem dhe kjo te sjell ndryshime te shpeshta ne sjellje dhe reagime me njerezit e tjere. Mund ti ndodhe kujtdo qe ne periudha te caktuara, per disa arsye, ekuilibri emocional te prishet, dhe shprehet ne kete forme qe ti pershkruan. Por mund te jete edhe shenje e nje çrregullimi te humorit, per te cilin duhet te besh nje vleresim te mirfillte nga profesioniste te shendetit mendor (psikolog/psikiater). Une nuk mund te shpjegoj me shume se kaq, pasi nuk kam informacion te mjaftueshem mbi gjendjen tende, por mund te bej disa pyetje qe ti mund te provosh t’iu pergjigjesh:
Prej sa kohesh ndihesh ne kete menyre apo ke qene gjithmone keshtu? Çfare mendon se mund ta kete shkaktuar kete prishje te ekuilibrit?
A ka diçka reale qe ndodh rreth teje, me njerezit, qe ta prish humorin dhe nga nje njeri I afruar dhe i lumtur ti behesh i mbyllur?
A ka ndonje gje tjeter qe te shqeteson ne jeten tende pervç kesaj qe shkruan? Diçka qe nuk shkon mire ne familje, shoqeri, pune ose shkolle?
A je ne fakt i vetmuar/vetem? Pra jeta qe ti ben nuk te lejon te kesh shume miq e shoqe apo perkundrazi?
Sa te pengon kjo gjendje qe ti pershkruan ne jeten tende te perditshme, apo nuk te pengon?
Bie ne sy te njerezve te tu te familjes gjendja jote? Nese po, kane ata ndonje mendim/ide perse te ndodh diçka e tille?
Do te te ndihmonte shume nese do t’iu pergjigjeshe ketyre pyetjeve si dhe nese ka diçka tjeter qe ti e mendon te rendesishme per ta treguar ne menyre qe te kuptojme me mire edhe ti te jesh me i qarte ne lidhje me gjendjen qe po kalon.