Këshilla/Blog

20.02.2016

Pershendetje ..doja tia shpjegoja problemin tim nje psikologu..
Une jam tip qe i perjetoj shume gjerat perbrenda,nese te tjeret nuk i japin shume rendesi dickaje une po dhe mendoj aq shume per ate gje sa ka kohe qe nuk me ze as gjumi, me dhemb si dicka nga perbrenda dhe lotet nuk mungojne …merzitem aq shume sa edhe per detaje te vogla edhe per nje kenge minimumi ose trishtohem shume per personat qe i kam perzemer …si mund ta zgjidh kete problem sepse nuk mundem ta duroj me kete situate?

  1. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje
    Duke lexuar me interes letren tend do te doja te thoja qe ti je nje person hipersensitiv, pra shume I ndjeshem, ne fakt nuk ka asgje te keqe te jesh empatik, madje nje ndjenje e tille e ben me te bukur boten, e kjo ndjenje eshte pjese e pandashme e karakterit te individit, gje te cilen mund ta modifikoje gjate jetes por jo ta largoje, gjithsesi une nuk e shikoj dhe aq stresuese situaten, ti thjesht duhet te mendosh qe ne kete bote ka edhe ngjarje te bukura por edhe te hidhura, dhe nderthurja e tyre vjen krejt natyrshem, dhe nuk eshte ne doren e askujt, ndaj dhe duhet t;I perjetojme me qetesi situata te caktuara, me qellim qe te mos demtojme veten, pasi individe te tille hiper te ndjeshem jane me lehtesisht te prekshem nga ankthi, stresi e depresioni, keshtu eshte ne doren tone t;I kontrollojme situatat e ndryshme qe ndodhin ne jete. Duhet thjesht te gezosh me miqte, te argetohesh, te dalesh ne kohen tende te lire, te merresh me shume me ndonje aktivitet sportive, keshtu do te kesh me pak kohe per te menduar shume.

    Te pershendes

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV