01.10.2018
Pershendetje jam nje vajze 20 vjec.Arsyeja qe u shkruaj eshte sepse po ben gati 5 vjet qe une kam ndryshuar sjelljen time…Para ketyre viteve kam qene normale..Ndodhi dicka ne jeten time qe me beri te nenvlersoj veten ne radhe te pare,akoma e sot nuk e kam fituar kete vetvleresim…Vazhdoj shkollen mesoj por gjithmone mendoj me negativiitet madje jam personi me negativ qe mund te njihni..Mendoj se jam e padobishme dhe sdo arrij ti realizoj gjith endrrat qe kam mendoj se sjam e afte…diten e kaloj duke uzene me familjen e te tjeret sepse merzitem e per gjene me te vogel nxehem shume dhe qaj,vetem qaj,cdo gje e bej me frike,dhe gaboj shume…nuk jam e afte te marr vendime e nese i marr gjithmn jane te pasakta degjoj sshhme te tjeret e mbi veten vendos kedo…jam perpjekur shum te dal nga kjo gjendje po 1 dit jam mire e ditet e tjera shume keq… te gjithe me shohin si njeri te mire e thone fjale te mira,njerzit qe dua mshum behet fjale,amn un e shoh veten perbindesh.,do deshiroja shum nje keshille tuajen si te veproj ne kete rast,dhe nese ka mundesi te fitoj vetbesimin e te kem nje jete me.te lumtur e te jem me pozitive Faleminderit nga Zemra
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që ke marrë kurajon të na shkruash. Besoj se është e vështirë për ty të ndash me të panjohurit shqetësimet e tua, por gjithashtu ëhstë një hap i rendësishëm drejt kapërcimit të tyre, prandaj dhe të përgëzoj për këtë.
Ti thua se “ndodhi dicka në jettën time që më bëri të nënvlerësoj veten”, dhe heziton të ndash se cfarë ka ndodhur, por besoj se duhet të ketë qënë dicka e rendë për ty, që të ka ndryshuar perceptimin dhe vlerësimin përveten, si dhe të ka ndryshuar negativisht rrjedhën e jetës. Kuptoj që mendimet negative janë bërë shoqërues i zakonshëm në jetën tënde, megjithse të bëjnë të ndjehesh keq. Kjo situate me sa duket ka rënduar dhe mardhëniet mes teje dhe pjesëtarëve të familjes, si dhe fushat e tjera të jetës tënde.
Të gjitha simptomat që ti liston tregojnë për një gjëndje të rënduar emocionale, e cila në themel duket se ka atë cfarë ty të ka ndohdur para 5 vitesh, dhe ndryshimet që ka sjellë në mënyrën si ti sheh veten dhe botën.
Duke mos ditur se cfarë konkretisht të ka ndodhur, sugjerimi im është që ta ndash këtë barrë me dike të cilit I beson dhe ndjen që nuk do mendojë keq për ty. 5 vite janë një kohë e gjatë në vuajtje, e cila bëhet pjesë e rutinës dhe vetes tënde, kështu qëmendoj se do ishte mirëtëkërkoje ndihmëtëspecializuar tek një profesionist (psikolog/psikoterapist) me qëllim dhënien e njëkuptimi të ri, më të shhëndetshëm të asaj që të ka ndohdur. Shpesh ne fajsojmë veten për gjërat që na ndodhin, dhe keminevojë për dike nga jashtë, të panikuar, të na tregojë se nuk ka qënë faji apo përgjegjësia jonë, dhe se është e rendësishme të bëjmë paqe me të shkuarën për të ecur para.
Duke ju pergjigjur pyetjes tënde, patjetër që mund të bëhesh mire e mund të rifitosh vetëbesimin, por është e nevoojshme të kërkoshe pranosh ndihmën e të tjerëve, dhe më e rëndësishmja të falësh veten për gjjërat që e fajëson. Ky është njjë process qëkërkon kohë dhe përkushtim nga ana jote, dhe patjetër që mund të gjesh pozitivitetin dhe lumturinë që të mungon.
Shpresoj të të ndihmoj sadopak me këtë përgjigje,
Me respekt
Ermali