Këshilla/Blog

13.06.2016

Pershendetje
Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 21 vjecare, arsyeja pse pse ju shkruaj eshte kogja e nderlikuar por megjithate do te mundohem t’ua shpjegoj shume thjeshte. Vajza e axhit tim qe eshte 24 vjecare ka pothujase 2 vite qe shkon ne lokale nate dhe pohon se kendon ne mbremje ku shkojne vetem familjaret, ku realisht aty edhe vallezon dhe ne ato lokale behen pislleqet me te medha dhe trafikohen fermrat per 5 euro. Familja e saj mori keto informata dhe gjithashtu kuptoi qe ajo eshte ne marredhenie me nje burre rreth 35 vjec i cili eshte i martuar dhe ka femije. Kur familja e saj kuptoj kete gje pothujase u shkaterruan fare dhe kur erdhi ne shtepi ne menyre shume te qete i thane se ti ke lene studimet anash, dhe ke hyre ne nje rruge devijante dhe me s’do te shkosh…. pasi ajo degjoi keto fjale u ngrite ne mbremje, e telefonoi te dashurin e saj “burrin e martuar” dhe kishte ardhur ta merrte. Pame qe ajo ka filluar me duhan, ndoshta edhe me droge…. Ka ndryshu teresisht ne pamjen e jashtme….Pasi u largua, ajo shkroi nje sms famijles se me nuk do te kthehet ne shtepi asnjehere. Une ja kam pergjuar telefonatat dhe pare sms qe ka shkembyer me disa shok dhe me disa shoqe te saja, se ajo nuk e do kete burre, por i frikesohet te ardhmes si rezultat i gabimeve (kam mendime te paqarta cka mendon te arrije me kete…..). Me mua eshte shume e hapur dhe e dashur, mirepo kete gje s’ma ka thene as mua asnjehere….Ka dashuri shume te madhe per familjen edhe familja e duan kete dhe e telefonojne te kthehet ne shtepi pavaresisht gabimeve te saj, sa here qe ajo flet ne tel. me familjen qane…megjithate ka vendose me qendru me ate burre, nena ju eshte shkaterruar fare dhe ne rast se ajo nuk kthehet ne shtepi s’di edhe sa do te kete fuqi ta perballoj ajo kete gje, nje tmerr te vertete kane perjetuar edhe anetaret e tjere te familjes……. Si duhet te veprojme me kete vajze? Cfare duhet te bejme, per ta kthyer ne shtepi? Si t’ja bejme me dije se ajo ka zgjedhur rrugen e gabuar se kjo e ardhme do te jete e zymte per te. Ose, si t’ju ndihmoje familjes se saj qe ata te kthehen ne gjendje normale pasi qe jane derrmuar…. Ju lutem per nje pergjigje per hapat qe mund t’i ndjekim….

  1. M. Xh says:

    Pershendetje, fillimisht do ju rekomandoja qe ti mbani ne vazhdimesi kontaktet me kete vajze, qofte edhe per ta pyetur si eshte dhe jo per ta detyruar te kthehet. Mundohuni te qendroni afer familjes se saj. pra familjes se xhaxhait tuaj. Do ju keshilloja qe te shikonit si mundesi per tu takuar me vajzen jo vetem duke e kthyer ate ne shtepi por edhe ne nje medis tjeter (mendoni nje vend ku edhe vajza do te ndjehej me e qete per te takuar familjaret e saj). E them kete sepse ju thoni se vajza ndjen peshen e “gabimeve” qe ka bere dhe kjo mund tja veshtiresoje kthimin ne shtepine e saj por nese mund te shikoni per nje mjedis me neutral atehere edhe per te do te jete me i lehte takimi dhe bashkebisedimi me prinderit dhe familjaret. Qendrojme ne kontakt dhe mos hezito te shkruash nese ke pyetje te tjera.

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Shumë faleminderit per letrën tënde dhe që ndave me ne këtë shqetësim.
    Në radhë të parë, desha të të thoja që është shumë e rëndësishme, njerëzore dhe njëkohëisht e bukur kur shqetësohemi për persona të dashur dhe dëshirojmë të bëjmë më të mirën për ta dhe kjo është realisht për tu vlerësuar. Për këtë arsye kjo është një letër e ve#antë mendoj, pasi shqetësimi nuk na paraqitet nga vetë personi por në këtë rast nga ty, me dëshirën për të bërë më të mirën. Besoj se kjo përmbledh me së miri edhe mesazhin “Nuk je vetëm”!

    Nga letra jote, kuptohet qartë që shqetësimi juaj por edhe i familjes së vajzës është goxha i madh dhe duket qartë se keni frikëra e merak për jetën e saj, po ashtu siç ti paraqet edhe një indikacion shumë të rëndësishëm që edhe vetë vajza me shumë mundësi nuk gjendet apo ndihet mirë.
    E kuptoj që të gjithë po kaloni në emocione të forta e dërrmuese e ndonjëherë këto mund të jenë mbytëse për të kuptuar arsyet e vërteta të kësaj situate.
    Sigurisht që për mua është e vështirë të kuptoj se çfarë realisht ka ndodhur, por unë të ftoj që të reflektoni, të fokusoheni e të gjeni arsyet e shkaqet që e kanë drejtuar vajzën në këto situata. Nuk e kam fjalën këtu që të diskutoni mes jush e të hamendësoni por dua të them që është e nevojshme që ta afroni vajzën, ti rrini pranë, të kuptoni më shumë për të, ta njihni më shumë, pa e gjykuar aktualisht.
    çfarë I ka munguar? Për çfarë ka pas nevojë? çfarë gjen në gjërat aktuale? Ka patur ndonjë lloj presioni në jetën e vet? A e keni njohur realisht atë? Ca raportesh janë ndërtuar në familje? Si e sheh sot ajo familjen e vet? A është e lumtur dhe mirë? (dhe kjo pyetja e fundit për mua është më e rëndëishmja. E çfarë do e bënte të lumtur e të qetë?
    Në qoftë se ajo do ndihet e gjykuar, e papranuar (për arsye të ndryshme), përgjegjëse e fajtore për lotët a dhimbjen e nënës a të tjerëve, do e ketë të vështirë të afrohet pranë jush.
    Kini parasysh që të gjithë drejtohemi drejt vendimeve për jetën për arsye të ndryshme, qoftë emocionale ose racionale. Ka gjithmonë arsye!

    Ti thua që ke një raport të mirë me të dhe unë të këshilloj që të gjesh mënyrën për tu afruar e për të folur me të, por më shumë për ta dëgjuar e për ta kuptuar atë. Para se të flasim a të japim opininionet tona, është e rëndësishme që personi tjetër të ndihet i kuptuar dhe i dëgjuar, pavarësisht momentit të jetës së vet apo vendimeve të gabuara a të mira që mund të ketë marr një jetën e vet.
    Askush nuk afrohet në rast se e largojnë ndjesi e mendime të tjera.
    Mendoj që komunikimi është mënyra më e mirë për ta filluar dhe kur flas për komunikim flas edhe për ndarjen e gjërave emocionale, rrahjen e mendimeve, kapërcimin e barrierave, kapërcimin e opinionit dhe kapërcimin e vetes për të kuptuar tjetrin.

    Faleminderit e të uroj gjithë të mirat,
    Je e mirëpritur të na kontaktosh sa herë që ke nevojë,
    Urojmë në një zgjidhje të mirë për vajzën dhe ju të gjithë!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.